KreuCelebrity

“Pse nuk e thua troç?”/ Debat i ashpër mes Stenaldos dhe Rogertit në BBVIP, përmendet edhe djali i banorit

“Pse nuk e thua troç?”/ Debat i ashpër mes Stenaldos dhe
Një përplasje e fortë ka ndodhur këtë të enjte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku protagonistë ishin Stenaldo dhe Rogerti. Debati mes tyre u ndez sërish për deklaratat që Rogerti kishte bërë më herët për Selin, duke përmendur udhëtimet e saj në Dubai.

Stenaldo e sfidoi Rogertin që t’i shprehte mendimet e tij hapur, pa aludime, duke e akuzuar se po përpiqej të nënkuptonte gjëra pa i thënë drejtpërdrejt. Nga ana tjetër, Rogerti këmbënguli se gjithçka e kishte thënë më parë, madje edhe gjatë spektaklit “Prime”, duke theksuar se kishte parë foto të Selin në Dubai dhe se nuk kishte çfarë të shtonte më shumë.

Situata u tensionua edhe më shumë kur biseda u zhvendos te një krahasim që Rogerti kishte bërë më herët, duke përmendur nënën e Stenaldos në një analogji. Kjo gjë nuk u prit mirë nga ky i fundit, i cili reagoi ashpër dhe debati degradoi në fyerje të ndërsjella.

Në kulmin e debatit, Stenaldo përmendi edhe djalin e Rogertit, duke i kërkuar që të kishte kujdes me fjalët që përdorte. Kjo bëri që Rogerti të reagonte menjëherë, duke e akuzuar se po e përfshinte familjen e tij në debat.

Përplasja mes dy banorëve ka krijuar një tjetër moment të tensionuar në shtëpi, duke shtuar edhe më shumë dinamika në rrugëtimin e tyre në BBVIP.