KreuCelebrity

"Jeta ime më priti zgjuar" ish-banorja e Big Brother ndan foton me djalin

Ish banorja e Big Brother e cila u eliminua vetëm pas një jave qëndrimi në shtëpinë më të famshme në vend Egi Gjyzeli, ka ndarë për herë të parë një foto me djalin e saj. 

Në foton e postuar në InstaStory, e cila të jepte ndjesinë e një takimi plot mall, Egi zbulon dhe një detaj të bukur dhe të ëmbël që tregon shumë dhe për marrëdhënien nënë e bir mes tyre. Në foto ajo shkruan "“Jeta ime që më priti zgjuar pasi dola nga Bigu (Dhe pse unë s’isha dakord se të nesërmen kishte shkollë),”

Duket se largimi nga shtëpia e Big Brother nuk ishte një lajm i keq për Egin pasi konkurrentja kishte dikë më të rëndësishëm që e priste në shtëpi dhe që i mbushi zemrën plot. 

"Jeta ime më priti zgjuar" ish-banorja e Big Brother ndan foton