KreuCelebrity

Dalin pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Dalin pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik “Gjesti”, është paraqitur në seancën dëgjimore në Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa babait të tij nuk iu lejua të marrë pjesë gjatë zhvillimit të seancës.

Ai ishte arrestuar më 11 mars, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se ndaj tij ekzistojnë dyshime për disa vepra penale, përfshirë mbajtje të paautorizuar të armëve, kanosje dhe dëmtim apo shkatërrim të pasurisë.

Sipas informacioneve, incidenti dyshohet të ketë ndodhur pranë zyrave të studios muzikore Onima Studio në Prishtinë dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një mosmarrëveshje lidhur me një borxh të mëparshëm.

Burime të ndryshme thonë se këngëtari dyshohet të ketë shkuar në ambientet e studios i armatosur, duke kërkuar një person me inicialet E.Sh., ndërsa gjatë komunikimit me stafin thuhet se ka përdorur edhe fjalë kërcënuese.

Meqenëse nuk e kishte gjetur personin që kërkonte, ai dyshohet se ka reaguar duke dëmtuar inventarin e studios, duke thyer kompjuterë, tavolina dhe xhama, gjë që ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Kur në vendngjarje kanë arritur zyrtarët e Policia e Kosovës, sipas burimeve, këngëtari është gjetur me armë në dorë, e cila më pas është sekuestruar nga policia.

Tags:

gjesti