KreuCelebrity

Megan Fox ndez rrjetin me fotosesion provokues, reagimi i Machine Gun Kelly tërheq vëmendje

Megan Fox ndez rrjetin me fotosesion provokues, reagimi i Machine Gun Kelly
Aktorja amerikane Megan Fox ka rikthyer sërish vëmendjen e rrjeteve sociale pas rikthimit të saj në Instagram, ku këtë herë ka publikuar një set të ri fotografish që kanë bërë menjëherë xhiron e internetit.

Në imazhet e postuara të hënën, aktorja shfaqet në një fotosesion sensual në studio, e shtrirë në dysheme dhe duke pozuar në mënyrë provokuese. Krahas fotove, Fox ka shkruar: “Dashuria ishte përbindëshi më i egër”, një frazë që shumë media e kanë interpretuar si një referencë ndaj marrëdhënies së saj të komplikuar me ish-partnerin Machine Gun Kelly.

Reagimi i këtij të fundit nuk ka munguar. Ai ka komentuar në postim duke shkruar: “I lumtur që kemi një fëmijë”, duke iu referuar vajzës së tyre Saga Blade, e cila erdhi në jetë në mars të vitit 2025.

Megan Fox ndez rrjetin me fotosesion provokues, reagimi i Machine Gun Kelly
Ky është vetëm postimi i dytë i Megan Fox që nga rikthimi i saj në Instagram, pas një mungese të gjatë prej gati një viti, periudhë gjatë së cilës ajo kishte fshirë plotësisht profilin e saj në platformë.

Sa i përket jetës personale, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i dhanë fund fejesës së tyre në vitin 2024, por vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie bashkëprindërore për vajzën e tyre. Aktorja është gjithashtu nënë e tre djemve, të cilët i ka nga martesa e mëparshme me aktorin Brian Austin Green.