KreuCelebrity

Nicole Kidman flet për herë të parë pas ndarjes nga Keith Urban: “Do të mbetemi gjithmonë familje”

Nicole Kidman flet për herë të parë pas ndarjes nga Keith
Nicole Kidman ka reaguar për herë të parë publikisht pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, këngëtari Keith Urban. Në një intervistë për revistën “Variety”, aktorja 58-vjeçare u shpreh se po përpiqet ta përballojë këtë periudhë duke ecur përpara me qetësi dhe duke u fokusuar te familja.

“Jam shumë mirënjohëse për familjen time. Pjesën tjetër nuk dua ta diskutoj, nga respekti,” tha ajo, duke zgjedhur të mos japë shumë detaje rreth ndarjes.

Kidman dhe Urban janë prindër të dy vajzave, Sunday Rose, 17 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14 vjeçe. Aktorja theksoi se pavarësisht ndryshimeve në marrëdhënien e tyre, familja do të mbetet prioriteti kryesor.

“Ne do të vazhdojmë të jemi një familje. Me vajzat e mia të bukura, dashuritë e mia, që papritur po rriten dhe po bëhen gra,” u shpreh ajo.

Përveç dy vajzave me Urban, Kidman ka edhe dy fëmijë të adoptuar nga martesa e saj e mëparshme me Tom Cruise: Isabella Cruise, 32 vjeçe, dhe Connor Cruise, 30 vjeç.

Aktorja ka zgjedhur prej vitesh të jetojë larg ritmit të Hollywood-it, duke ndërtuar jetën e saj në Tennessee, vend që e konsideron shtëpinë e saj të vërtetë.

“Kam qenë pjesë e këtij komuniteti për rreth 20 vjet. Kjo është shtëpia ime,” tha ajo.

Sipas marrëveshjes së divorcit, çifti ka rënë dakord që Kidman të ketë kujdestarinë e vajzave për pjesën më të madhe të vitit, rreth 306 ditë, ndërsa Urban do t’i ketë ato çdo fundjavë të dytë, për një total prej rreth 59 ditësh në vit.

Në një intervistë të mëparshme për Harper’s Bazaar, Kidman kishte reflektuar për momentet e vështira në jetën e saj, duke theksuar se çdo përvojë, edhe më e dhimbshmja, sjell një mësim.

“Gjëja më e bukur e rritjes janë përvojat që ke kaluar dhe të kuptosh se, pavarësisht gjithçkaje, do t’ia dalësh. Edhe kur diçka duket shumë e dhimbshme apo e pashpresë, gjithmonë ka një rrugëdalje,” ishte shprehur ajo.

Aktorja shtoi se është e rëndësishme të përballesh me emocionet dhe t’i japësh vetes kohë për t’u shëruar, edhe nëse procesi është i vështirë. “Ndonjëherë do të ndihesh e thyer, por nëse e merr jetën me ngadalë dhe me kujdes, me kalimin e kohës gjithçka fillon të shërohet,” përfundoi ajo.