
Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” po i afrohet një tjetër televotimi vendimtar. Në Prime-n e fundit u vendos që Brikena dhe Gimbo të përballen mes tyre, ndërsa njëri prej tyre do të lërë përfundimisht garën të martën.
Mateo dhe Selin arritën të shpëtonin nga ky nominim. Mateo ishte i pari që u shpall i sigurt dhe pak minuta më vonë edhe Selin iu bashkua, duke shmangur kështu televotimin.
Vendimi për këtë nominim u mor nga Miri, i cili në Prime-n e kaluar u zgjodh lider i shtëpisë. Si pjesë e avantazhit të tij, ai vendosi të dërgonte në nominim katër banorë.
Pas zhvillimeve të fundit, gara për largimin e radhës është ngushtuar mes Brikenës dhe Gimbon, ndërsa publiku do të vendosë përmes pyetjes: “Kë doni të largoni?”. Rezultati do të bëhet i ditur në spektaklin e ardhshëm.
