KreuCelebrity

Ina Aderi: Brikena dhe disa banore të tjera po veshin rrobat e mia në shtëpinë e BBV

Ina Aderi: Brikena dhe disa banore të tjera po veshin rrobat e mia në
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Ina Aderi, ka ndarë një detaj të papritur nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme në vend, gjatë një interviste në emisionin “Se luan topi”.

Ajo zbuloi se disa nga rrobat që kishte lënë në dollapin e saj para se të largohej nga shtëpia, janë përdorur nga Brikena dhe disa prej vajzave të tjera që vazhdojnë garën në reality show.

“Brikena është ajo që po vesh rrobat e mia, i ka marrë nga dollapi im”, u shpreh Ina, duke theksuar se këtë gjë nuk e kishte bërë publike më parë.

Sipas saj, një pjesë e mirë e garderobës së saj kishte mbetur ende në shtëpi pas largimit. Aderi shtoi se disa prej atyre rrobave i kishte veshur shumë pak dhe nuk kishin kaluar ende në lavanderi.

“Dua t’i them Brikenës dhe vajzave të tjera aty brenda që disa nga rrobat i kam veshur vetëm një ose dy herë dhe nuk i kisha çuar për t’u larë, kështu që më mirë t’i lajnë para se t’i veshin”, tha ajo me ironi.

Megjithatë, Ina theksoi se komenti i saj nuk kishte për qëllim të krijonte polemika, por thjesht të tregonte një situatë që kishte ndodhur me rrobat e saj brenda shtëpisë.

Kujtojmë se rrugëtimi i Ina Aderit në “Big Brother VIP Albania 5” përfundoi pak kohë më parë. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo u komentua shpesh për debatet dhe dinamikat me banorët e tjerë, por edhe për afrimitetin dhe romancën që krijoi me Kejsin, gjithashtu ish-banor i këtij edicioni.