
Një deklaratë e fortë është bërë këtë të diel nga babai i Selin, Toni Bollati, gjatë një interviste për emisionin “Fan Club” në Top Channel. Ai reagoi publikisht ndaj situatës së krijuar mes vajzës së tij dhe Rogertit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Bollati u shpreh se nuk e njeh personalisht Rogertin dhe se para hyrjes së tij në reality show nuk kishte dëgjuar kurrë për të. Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se ndodhet në burg, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
“Rogertin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për të. Mund të jenë thënë shumë gjëra, por jo diçka që nuk qëndron. Kjo historia e burgut është sajuar”, u shpreh ai.
Më tej, duke folur për deklaratat që janë bërë ndaj vajzës së tij, Bollati i dërgoi një mesazh edhe babait të Rogertit, duke thënë se çështja duhet parë sipas traditave të Kanunit.
“Me Rogertin nuk e di nëse do të kem mundësi të flas ndonjëherë. Por përmes jush i çoj një mesazh babait të tij që ta shohë këtë çështje sipas ligjeve dhe kanuneve, sepse kur një vajzë ofendohet disa herë, preket jo vetëm ajo, por edhe familja e saj”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Rogerti ka pretenduar brenda shtëpisë së BBV se tezja e Selin i kishte thënë se babai i saj ndodhet në burg, një pretendim që më pas është mohuar nga vetë Selin.
