KreuCelebrity

Në ditëlindjen e 60-të, Erolld Belegu i propozon për martesë Diola Dostit

Në ditëlindjen e 60-të, Erolld Belegu i propozon për
Erolld Belegu ka zgjedhur ta festojë 60-vjetorin e tij në një mënyrë krejt të veçantë, duke e kthyer ditëlindjen në një moment të paharrueshëm për partneren e tij, nutricionisten Diola Dosti.

Festa nuk ishte vetëm një celebrim i zakonshëm, pasi gjatë mbrëmjes Belegu vendosi të surprizonte partneren me një propozim romantik për martesë. Në prani të të ftuarve, ai u ul në gjunjë dhe i kërkoi Diolës të bëhej bashkëshortja e tij, duke krijuar një moment plot emocione që u prit me entuziazëm nga të pranishmit.

Përgjigjja e Diola Dostit ishte e menjëhershme dhe pozitive. Ajo pranoi propozimin dhe më pas ndau edhe një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale.

“Thashë PO se i dhe dritë shpirtit tim”, shkroi ajo krahas postimit ku publikoi momentin e veçantë.

Historia e dashurisë mes tyre ka nisur prej disa kohësh dhe çifti ka ndarë shpesh me ndjekësit momente nga jeta e tyre. Ata e bënë publike lidhjen në mars të vitit 2024, ndërsa tani kanë vendosur të hedhin një hap tjetër të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Raporti i tyre ka tërhequr shpesh vëmendjen edhe për diferencën në moshë, pasi Erolld Belegu është rreth 21 vite më i madh se partnerja e tij.