KreuCelebrity

Testi i inteligjencës në BBVA 2026 zbardh nivelin e frikshëm të VIP-ave shqiptarë!

Testi i inteligjencës në BBVA 2026 zbardh nivelin e frikshëm

Mbrëmjen e djeshme banorët e “BBVA 2026” u vunë përballë një testi të inteligjencës që duhej të ishte i thjeshtë për shumicën, duke përfshirë pyetje bazike që mësohen që në shkollë fillore. Por rezultatet? Të frikshme.

Përgjigjet e disa prej VIP-ave që janë në qendër të vemendjes dhe shihen si shembull për mijëra të rinj shqiptarë, treguan një nivel të ulët njohurish të përgjithshme:

Selin Bollati u përpoq të përgjigjej, por gaboi rëndë pyetje themelore si

“Sa vite ka një shekull?” duke u përgjigjur me 15 vjet dhe autorët e veprave të njohura si Lahuta e Malcis sipas Selin është Migjeni.

Mateo dhe DJ Gimbo treguan një interes minimal për librat dhe njohuritë kulturore, duke e kthyer testin në një përvojë më shumë humori sesa edukative.

Dj Gimbo: "Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Nëna Terezë i kam thënë gjith.Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? S'di vallaj. Pyetja: Kush i shkroi "Iliadën" dhe "Odisenë"?  Shkrimtarët"

Mateo: "Cili është lumi më i gjatë në Shqipëri? Vjosa. Sa ngjyra ka ylberi? 12 po ja fus. S'ja kam idenë. Kush është autori i veprës 'Gjenerali i Ushtrisë së vdekur'? Unë s'lexoj libra. Pas"

Brikena dhe Nikol u treguan krejtësisht të hutuar, duke i dhënë përgjigje absurde si “dollari” për monedhën e Anglisë ose 10 vite për një shekull.

Brikena: "Njësia monetare zyrtare e Anglisë? Dollari... Vllai i madh unë jam rrit në Itali. Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Kalkuta diçka..."

Nikol: Kush është autori i veprës "Gjenerali i Ushtrisë së vdekur"? Nuk e kam lexuar këtë, më vjen keq. 

 Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Mali i Dajtit.

 Sa vite ka një shekull? 10 vite.

 Kush e shkroi "Iliadën" dhe "Odisenë"? : Shekspiri?

Pyetja: Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Ua, ua, ua. E di. Ua, ua."

Shëndrit doli edhe më konfuz, duke vendosur Egjiptin në Azi dhe duke mos ditur emrin e vërtetë të Nënë Terezës.

Shëndrit: Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? Në Azi. Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Kuku!"

Edisa, Juela, Rogerti dhe Mal nuk mundën të përgjigjeshin në pyetje bazike të letërsisë, gjeografisë apo historisë shqiptare, duke lënë një përshtypje të qartë: mungesa e përgatitjes dhe interesit për njohuri themelore.

Rogerti: Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Doni me m'kap si malësor tash. S'e kam idenë. Në cilin qytet ndodhet Muzeu i Luvrit? Hajt po them Gjirokastra.

Mali:  Kush e shkroi "Iliadën" dhe "Odisenë"?  Kush? Kush? Kush? Kush? Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Unë jo"

Edisa: Kush e shkroi 'Iliadën' dhe 'Odisenë'? Kemi ca vite pa i lexuar këto. Në cilin vit u shpall Pavarësia e Kosovës? Tani afër u shpall... në 2015-ën. Ndjesë kosovarëve se nuk e kemi marrë seriozisht. 15 shkurt është data. Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Jo, jo! Qenkemi rëndë fare me librat" Cili është lumi më i gjatë në Shqipëri? Erzeni do thoja"

Juela: Kush është autori i veprës 'Gjenerali i Ushtrisë së vdekur'? Nuk ja kam idenë. Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Nuk e di"

Miri: Në cilin vit u shpall Pavarësia e Kosovës? Në vitin 2007 Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Maria Tereza"

Analiza e përgjigjeve tregon një problem serioz: shumë prej VIP-ave të 2026 duket se nuk posedojnë njohuritë elementare që çdo individ në moshë madhore duhet t’i ketë. Gabimet më të shpeshta përfshijnë:

Përzierje e kontinenteve dhe vendeve.
Njohuri të gabuara për ngjyrat, historinë dhe letërsinë.
Konfuzion të autorëve të veprave klasike dhe figurave historike.

Për një audiencë që pritet të ndjekë dhe të përfaqësojë rininë shqiptare dhe të jetë një shembull, performanca e sotme është zhgënjyese. Duket se për shumë prej tyre, libri dhe informacioni bazë janë diçka e huaj, dhe ironikisht, testet që merren për t’u bërë “VIP” duket se nuk përgatitin për inteligjencë kulturore ose historike.

Në fund, testi i inteligjencës i sotëm shërbeu më shumë si një spektakël humori sesa një matës real i dijes. Por për banorët e BBVA 2026, mbetet pyetja: a do t’i marrin seriozisht publikisht këto rezultate, apo do t’i shfajësojnë me ndonjë justifikim tjetër.

Tags:

bbva