KreuCelebrity

Neymar surprizon fansat shqiptar bën gjestin e shqiponjës!

Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., ka befasuar fansat me një fotografi të veçantë ku shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Fotografia është realizuar së bashku me kreatorin Leon Gillies Mannes, i cili është gjithashtu mik i grimeres së njohur shqiptare Dafinë Neziri.

Siç ka zbuluar Neziri përmes një instastory, fotografia nuk është thjesht një moment i rastësishëm: ajo është një dedikim i veçantë për djalin e saj, i cili është një fans i madh i Neymarit. Ky imazh tregon jo vetëm lidhjen e Neymarit me fansat, por edhe mënyrën se si kultura shqiptare po njihet dhe vlerësohet nga figura ndërkombëtare.

Neymar surprizon fansat shqiptar bën gjestin e shqiponjës!

Simboli i shqiponjës, i njohur për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar, është përdorur më parë edhe nga figura të tjera të njohura ndërkombëtare. Ndër ta është reperi kanadez Drake, i cili është shfaqur disa herë duke bërë këtë simbol, duke e kthyer atë në një lloj gjesti të njohur ndërkombëtarisht për respekt dhe lidhje me shqiptarët.