KreuCelebrity

Lewis Hamilton nuk i reziston Kim Kardashian i bën koment flirtues në fotot e fundit

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave, duke ushqyer spekulimet për një lidhje romantike mes tyre.

Gjithçka u intensifikua më 16 mars, kur Hamilton komentoi me një emoji zemre në postimin e Kardashian në Instagram. Ylli i “The Kardashians” kishte publikuar disa foto nga përgatitjet për mbrëmjen prestigjioze Vanity Fair Oscars Party, ku u shfaq me një fustan të artë nga Gucci dhe një look glamuroz që tërhoqi vëmendje të madhe.

Ky detaj i vogël në rrjetet sociale vjen pas disa javësh raportimesh për afrimin e tyre. Sipas burimeve, dyshja është parë së bashku në Lake Powell në Arizona, ku kanë shijuar një shëtitje romantike gjatë perëndimit të diellit. Po ashtu, ata janë fotografuar më herët në Paris dhe kanë marrë pjesë në Super Bowl LX në Levi's Stadium.

Burime pranë tyre kanë bërë të ditur se Kardashian ndihet “e sigurt” pranë Hamilton dhe e shijon kohën që kalon me të. Ata njihen prej vitesh, por duket se lidhja mes tyre tani ka marrë një dimension më personal.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Kardashian po i merr gjërat me qetësi dhe po sheh se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie në vazhdim.