KreuCelebrity

Pas fitores në Oscars 2026, Michael B. Jordan feston me një hamburger

Pas fitores në Oscars 2026, Michael B. Jordan feston me një hamburger
Vetëm disa orë pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar 2026, aktori Michael B. Jordan zgjodhi një mënyrë të thjeshtë për të festuar suksesin e tij.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 16 mars, Jordan u shpall fitues i çmimit Oscar për Aktorin më të Mirë gjatë ceremonisë së 98-të të Academy Awards, e mbajtur në Dolby Theatre në Los Angeles, falë interpretimit të tij në filmin “Sinners”.

Pas ceremonisë prestigjioze, aktori u pa në një nga restorantet e njohura të ushqimit të shpejtë In-N-Out në Hollywood. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet duke mbajtur në dorë statujën e artë të Oscar-it, ndërsa shijon një hamburger.

Pamjet janë bërë virale, pasi tregojnë një moment të thjeshtë dhe spontan të aktorit menjëherë pas një prej arritjeve më të mëdha në karrierën e tij.