KreuCelebrity

Lisa Rinna surprizon në festën e Oscars 2026, shfaqet me një fustan të realizuar nga 11 kilogramë flokë njerëzorë

Lisa Rinna surprizon në festën e Oscars 2026, shfaqet me një
Aktorja dhe ish-ylli i “The Real Housewives of Beverly Hills”, Lisa Rinna, ka tërhequr gjithë vëmendjen në festën e organizuar nga Elton John AIDS Foundation për Oscars 2026, duke u shfaqur me një veshje krejtësisht të pazakontë.

Në eventin e mbajtur më 15 mars, Rinna u paraqit me një fustan couture të realizuar nga rreth 11 kilogramë flokë njerëzorë me ngjyrë kafe të errët.

Lisa Rinna surprizon në festën e Oscars 2026, shfaqet me një
Fustani kishte një pjesë të sipërme pa rripa, ku fijet e flokëve ndërthureshin për të krijuar bustin, ndërsa më pas zbrisnin në formën e një fundi të gjatë dhe të valëzuar deri në tokë.

Vetë 62-vjeçarja nuk e fshehu entuziazmin kur pa për herë të parë rezultatin përfundimtar të veshjes. Në një video të publikuar në Instagram Story më 15 mars, ajo u shpreh e mahnitur nga pamja.

“Oh Zot, po talleni? Shikoni sa e mrekullueshme është. Kjo do të jetë dita më e mirë e flokëve në jetën time. Nuk kam pasur kurrë kaq shumë flokë. Është fantastike. Flokët e mi ikonike, nga koka deri te këmbët,” tha ajo me humor.

Lisa Rinna surprizon në festën e Oscars 2026, shfaqet me një
Në festë, Lisa Rinna u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Harry Hamlin. Edhe pse nuk ishte në garë për një çmim Oscar, paraqitja e saj në tapetin e kuq mori vëmendje të madhe.

Aktorja e kompletoi look-un e saj me një varëse diamanti me shkëlqim, ndërsa mbajti edhe modelin e saj të njohur të flokëve të shkurtër dhe voluminoz.