KreuCelebrity

“Ferma VIP” rikthehet në ekran me sezonin e ri, zyrtarizohet data e nisjes

“Ferma VIP” rikthehet në ekran me sezonin e ri, zyrtarizohet
Pritja e gjatë ka marrë fund. Një nga formatet më të ndjekura dhe të komentuar në Shqipëri, “Ferma VIP”, do të kthehet së shpejti me një sezon të ri.

Faqja zyrtare e programit në Instagram ka publikuar një video promovuese, duke zbuluar edhe datën e nisjes së spektaklit: 27 mars. Edicioni i ri premton të rikthejë publiku në qendër të sfidave dhe eksperiencës unike të jetës në fshat.

Në fokus do të jenë sërish ambienti rural, natyra dhe sfidat e përditshme, ndërsa produksioni ngre pyetjen që ka ndezur kureshtjen e fansave: Kush do të arrijë të rezistojë deri në fund?

Formati vë personazhet e njohur përballë një realiteti krejt ndryshe nga ai i jetës së luksit. VIP-at do të lënë pas komoditetin dhe ritmin e shpejtë të showbiz-it për të përballuar punët e fermës, jetesën në natyrë dhe sfidat e izolimit.

Mbetet për t’u parë se cilët emra të njohur do të guxojnë të heqin petkun e VIP-it dhe të veshin çizmet e punës, në këtë aventurë të veçantë televizive, nën drejtimin e Arbana Osmanit, e cila rikthehet sërish në krye të programit.