KreuCelebrity

Zanfina, Xheneta dhe G-Bani i kundërpërgjigjen drejtuesit të Onima’s pas paralajmërimeve për padi

Zanfina, Xheneta dhe G-Bani i kundërpërgjigjen drejtuesit të
Pas deklaratave të Erkand Shabanit nga ONIMA, i cili paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj atyre që e akuzuan pas incidentit me Gjestin, personazhet e përfshirë nuk kanë qëndruar pa reaguar. Përgjigjet e tyre kanë qenë të menjëhershme dhe të forta, duke treguar se konflikti virtual po thellohet.

Xheneta Fetahu ka zgjedhur sarkazmën si armën e saj. Në Instastory, ajo e krahasoi situatën me “gjyqin e shekullit” dhe e ftoi Shabanin të drejtohej ndaj gjykatave më të mëdha. Por nuk ndaloi aty: Xheneta i bëri një tjetër sugjerim ironik, duke i kërkuar të paktën të paguajë punëtorët e tij, pasi “boll djersë ka ngrënë”.

Zanfina, Xheneta dhe G-Bani i kundërpërgjigjen drejtuesit të
Zanfina Ismaili preferoi një qëndrim më minimalist, por po aq i qartë. Këngëtarja postoi një emoji gogësire mbi një sfond të zi, duke lënë të kuptohet se kërcënimet me padi dhe deklaratat e gjata nuk e prekin aspak.

Zanfina, Xheneta dhe G-Bani i kundërpërgjigjen drejtuesit të
Ndërkohë, G-Bani i është përgjigjur Shabanit në mënyrë direkte dhe pa dorashka. Reperi publikoi një video ku theksoi se nuk e konsideron Shabanin zotëri dhe mbështet çdo fjalë që ka thënë më parë, përfshirë edhe etiketimin “skllavopronar”. Ai u shpreh se Gjesti nuk meriton të shkojë në burg dhe se përgjegjësia reale bie mbi Shabanin. G-Bani e krahasoi atë me diktatorë dhe përbindësha, që kur kuptojnë se po humbasin pushtetin, përpiqen të shkaktojnë dëm për të mbrojtur vetveten dhe iluzionin e tyre.

Qëndrimet e këtyre artistëve tregojnë se debati nuk do të shuhet lehtë dhe se kjo dramë virtuale duket se sapo ka nisur.