Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, DJ Gimbo u informua nga moderatori Ledion Liço për zhvillimet e fundit që lidhen me mikun dhe kolegun e tij, reperin Gjesti. Ai mësoi se këngëtari dhe fituesi i edicionit të 4 të Big Brother ishte përfshirë në një incident në zyrat e kompanisë që menaxhon materialet e tij online, ku dyshohet se kishte kërcënuar stafin.
Si pasojë, gjykata ka caktuar paraburgim 30-ditor për Gjestin, i cili aktualisht ndodhet i izoluar në burg.
Reagimi i DJ Gimbos ishte i menjëhershëm, duke shfaqur humor dhe habi: “Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, tha ai, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother-it, ndërsa miku i tij tashmë ndodhet në paraburgim.
Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet dhe se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka për ta mbështetur mikun e tij në këtë situatë.
