
Përjashtimi i Gretës nga “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë reagime të shumta, por vëmendjen më të madhe e mori qëndrimi i Selinës, kunatës së saj, pas këtij zhvillimi.
E ftuar në studio, Greta u shpreh me tone të qeta dhe mbështetëse ndaj Selinës, duke theksuar se e kupton plotësisht reagimin e saj brenda lojës.“Rregullat janë rregulla dhe duhen respektuar.
Kam dhënë mendimin tim dhe kam kërkuar falje. Selin ke qenë e drejtë, edhe unë do të kisha reaguar njësoj. Je shumë mirë,” u shpreh Greta.
Ndryshe nga kjo qasje, opinionisti Arbër Hajdari mbajti një qëndrim kritik ndaj Selinës, duke e cilësuar atë si të ftohtë dhe të pandjeshme ndaj largimit të Gretës.
Sipas tij, ajo nuk tregoi asnjë shenjë mërzie, madje pas përfundimit të spektaklit u pa duke festuar, çka sipas tij tregon mungesë ndjeshmërie.
“Selin është e pamëshirshme. Ka pasur raste që ka gënjyer dhe nuk e ka pasur problem. Nuk pashë asnjë reagim emocional për largimin e Gretës. Në këtë fazë të lojës, Greta nuk i duhet më dhe kjo u duk qartë. Madje, mendoj se për të ishte si një ‘jackpot’ që ajo doli,” u shpreh Hajdari.
Ai shtoi gjithashtu se marrëdhënia mes tyre ka qenë e komplikuar që në fillim, duke theksuar se Greta ka tentuar ta ndihmojë Selinën, por shpesh është përballur me sjellje arrogante nga ana e saj.
Nga ana tjetër, Selin reagoi duke mbrojtur lojën e saj dhe duke theksuar se qëllimi i saj në këtë format është konkurrenca.
“Të gënjesh nuk do të thotë domosdoshmërisht se je gënjeshtare. Mund të kem kamufluar situata, por nuk kam ardhur këtu për të qenë perfekte. Jam këtu për lojën dhe gara për mua ka shumë rëndësi,” u shpreh ajo.
