Përjashtimi i Gretës nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’, Selin përplaset me Juelën
Pas përjashtimit të Gretës nga BBV, Selin është përplasur me banorët gjatë Prime-it të djeshëm
Juela e ka akuzuar Selin se përjashtimi i Gretës erdhi prej saj. Nga ana tjetër Selin është shprehur se keqardhja e vetme që ka në raport me Gretën është pse nuk e dëgjoi për këshillat në lidhje me raportin me Mirin.
Pjesë nga debati:
Juela: Situata që ka ndodhur të shtunën më ka lënë shumë hidhërim dhe trishtim, por mund të them se ka qenë një situatë që më ka vënë në një siklet të paparë. Kurrë nuk e kisha imagjinuar që ndonjë person do përdorte ato fjalë.
Ajo vajzë ka hyrë me mashtrim, Selin e ka përdorur kunatën e vet. Nuk kanë ardhur kurrë te unë për të marrë mendimin tim. Raporti që kishin kunatat nuk kuptohej: a janë kunata, mike, armike apo kundërshtare? Kanë qenë të paqëndrueshme.
Selin është thjesht pak më përdoruese. Selin këtu është një person që ka përdorur çdo njeri, nga Miri tek kunata e saj, deri tek Gimbo, që e përdori për dasmën.
Selin: Hipokrizia e Juelës ka kaluar në stratosferë. Këtu në Big Brother ekziston një manual sesi njerëzit duhet të shprehin emocionet, dhe këtë e ka shpikur Juela. Duhej të qaja me “oi” unë, sepse doli Greta. Unë kam thënë që nuk mbrohet e pambrojtura, edhe kur kam folur me Gretën, i jam lutur për mënyrën sesi shprehet. Shqipja e saj nuk është më perfektja e mundshme.
Unë kam mundur të tregohem sa më e vërtetë. Sa për Brikenën, që pretendon se ka gjithmonë të drejtë, personi i parë që ka reaguar kam qenë unë në dhomë, kur i thashë Gretës “boll me fjalët”. Keqardhja e vetme që kam është fakti që nuk e kam besuar për raportin me Mirin, që ishte këmbëngulëse se duhej të ndaheshim. Ne nuk kemi karaktere të ngjashme.
Rogerti: Greta është faj i Selin, sepse Selin nuk e ka mbajtur njëherë si shoqe. Ajo nuk mundej të shpërthente ndryshe. E ka përdorur si të donte, sidomos kundër Mirit dhe meje.
Selin: Ma thuaj me fakte se si e kam përdorur.
Rogerti: Selin është manipulatore, duhet të mbash përgjegjësi për largimin e saj.
Selin: Me fakte, o njeri i ofendimeve!
Miri: Ato të dyja nuk kanë pasur një marrëdhënie koherente më parë. Kur Greta thurte plane për Selinin, ato ziheshin në Prime dhe më pas flinin bashkë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Selin është përgjegjëse për daljen e saj.

“Selin është e pamëshirshme” Arbër Hajdari për reagimin e saj pas përjashtimit të Gretës nga BBV: Është treguar arrogante
Përjashtimi i Gretës nga “Big Brother VIP” solli disa situata në shtëpi, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i kunatës së saj Selin pas këtij vendimi.
Në studio, Greta iu drejtua me tone pozitive Selinës, duke e suportuar për lojën e saj.
“Rregullat e Big Brother janë rregullat e Big Brother dhe duhen respektuar. Unë e kam dhënë mendimin tim, kam kërkuar falje. Selin ke qenë e drejtë, edhe unë të njëjtën gjë do të kisha bërë dhe reaguar. Je shumë mirë”, tha Greta në studio.
Nga ana tjetër opinionisti Arbër Hajdari u shpreh se Selinit nuk i ka interesuar aspak largimi i Gretës nga shtëpia, duke i konsideruar veprime e saj shpesh herë arrogante.
“Unë mendoj që Selin është e pamëshirshme. Selin ka pasur disa situata ku ka gënjyer dhe nuk e ka pasur problem të gënjejë. Pasi mbaroi prime ishe duke kërcyer, nuk pash shenja të një njeriu të mërzitur, për dikë që ka dalë nga shtëpia. Marrëdhënia e Gretës dhe Selin fillon herët, mendoj që Selin nuk e ka harruar që kishim një Gretë që donte lojën por donte të ndihmonte edhe Selin.
Në këtë pikë të lojës Greta nuk i duhet më Selin, në këtë pikë të lojës asaj nuk i intereson më asgjë tjetër. Shpesh herë është shfaqur arrogante me Gretën kur ajo ka dashur ta ndihmojë, atë ditë që Greta doli mendoj që i ra jackpot”, u shpreh Arbër Hajdari.
Në kundërpërgjigje të kësaj, Selin u shpreh se në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka ardhur për të luajtur.
“Të gënjesh i bie të jesh gënjeshtare. Mund të kem kamufluar ndonjë situatë, nuk jam ëngjëlli, këtu brenda nuk kam ardhur të bëj ëngjëllin. Sa për BBV di të kem ardhur këtu me një garë, një lojë. Ka shumë rëndësi loja imë”, tha Selin.

“Nuk jam ndjerë e poshtëruar nga ai” A ndikoi televotimi në raportin Mateo–Brikena?
Gjatë Prime-it të sotëm banorët kanë komentuar edhe marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos.
Juela dhe Selin janë shprehur se televotimi e ka bërë “çiftin” më të afërt. Nga ana tjetër, vetë Mateo ka deklaruar se afrimiteti mes tyre ka nisur prej dy javësh.
Pjesë nga debati:
Mateo: Unë e mora vesh vetëm gjysmë ore para deklaratën e Brikenës se donte të dilte. Pas prime-it e prita jashtë. Isha në gjendje të rëndë emocionale. Fola edhe me Shndritin. Pashë që Brikena ishte e mërzitur. Juela më thoshte: “Do ta shohësh kur të dalë Brikena.”
Juela: Ty duhet të të vijë turp që je prezantuar si ish-i dashuri. Brikena gjithmonë ka thënë që, kur ky djalë ka hyrë, i ka prishur imazhin. Çfarë të mendoj unë tani, kur e shoh atë me një sjellje artificiale? I kam thënë: “O djalë i dashur, si e merr Brikenën te cepi i banjës?” E pashë si një gjest të pahijshëm. E kam kuptuar që je ndërtues i një kështjelle rëre.
Mateo: Je femra e fundit që mund të flasësh për këtë situatë.
Brikena: Unë nuk i vë faj Mateos, sepse ai u ndje keq. Normalisht, do të gënjeja nëse do të thoja se nuk kam pritur që Mateo të vijë të më pyesë. Asnjëherë nuk e kam ndjerë veten të poshtëruar nga ai.
Selin: Kam pikëpyetjet e mia, sidomos javët e fundit. Kur erdhën tre parashuta, pashë një Brikenë të tjetërsuar që i lejonte Mateos prekje fizike.
Mateo: O Selin, mos u trego hipokrite. Mos i bëj me mua këto. Çështja është që parashutat dhe dronët kanë kohë që vijnë këtu. Selin është më e afërt me ne dhe e ka parë që kemi dy javë që jemi afër. Por tani, në këtë pikë të lojës, i leverdis të flasë kështu dhe të dalë kundër Brikenës.
Selin: Kjo është një pikëpyetje, jo hipokrizi.
Mateo: Mos m’u mbivendos, kur unë të “mbys” me argumente.
Selin: Mos u bë zëri i Brikenës.

“Përplasja” Miri-Artan dhe ndërhyrja e Selin, Rogerti: Po shtrojnë ‘fushën’ që të luajnë bashkë
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Artanit dhe Mirit një ditë më parë, me këtë të fundit që e shtyu banorin teksa po gatuante.
Në mes të debatit ndërhyri dhe Selin, që tentoi të ulte gjakrat, ndërsa Rogerti e sheh këtë ndërhyrje si një ‘aleancë’ të fshehtë mes Selin dhe Mirit.
Selin: Jam lodhur nga ky muhabet. Gënjeshtare jam, kam dhënë dy versione të ndryshme. Isha në gjumë dhe kam parë Artanin që i binte banakut. Dëgjova vetëm ‘Për kokë të vajzës’ dhe preka Artanin, i thashë: ‘Boll’. Janë munduar ta fusin Artanin në një situatë për të dalë me zarf të zi. Nuk ka lidhje ajo që dëgjova, nuk u çova për Mirin.
Rogerti: Një person që na ka mallkuar fëmijët dhe tani thotë që ndjen betimin për vajzën e Mirit, është një lojtare që do t’i thotë Mirit që po përgatitet fusha dhe luajmë bashkë. Ajo gjithmonë gënjen. Kjo po e përdor Artanin që t’i afrohet Mirit. Ti, a di t’i kontrollosh ndjenjat e tua?
Miri: Po, di.
Rogerti: Ortakja ime, nuk ngrihet nga gjumi dhe të më mbrojë mua.
Miri: Aty ishte një moment emocional, sepse unë ushqimin e kam të shenjtë. Kush gatuan, edhe për veten, edhe për mua, i kam thënë që kanë bekimin e mamasë time. Kur vjen një person si Artani, një përndjekës meshkujsh, një përndjekës femrash…

“Je shumë e fortë, na ke bërë krenarë” Brikena surprizohet nga babai i saj: Forca ‘amore’, përshëndes edhe Mateon
Brikena u surprizua nga babai i saj, i cili me anë të një lidhje telefonike, foli pas shumë kohësh me të bijën.
“Je shumë e fortë. Bravo. Jemi shumë krenarë me ty. Më vjen keq që nuk të takoj dot sot. Të gjithë jemi mirë. Të gjithë jemi shumë krenarë me ty. Forca ‘amore’. Të do babi shumë. Vetëm përpara. I ke ngjarë babit me karakter. Ju përshëndes të gjithëve. Jeni të mrekullueshëm. Edhe Mateon e përshëndes”, tha babai i Brikenës.
Nga ana tjetër, banorja iu përgjigj: “Për mua këto fjalë janë sikur të fitoj Big Brother-in. të dua shumë. Më fal nëse të kam mërzitur. Jeni krenaria ime. Dua vetëm t’ju bëj krenare dhe të ndiheni mirë”.
Në fund ai nuk ngurroi të përshëndeste dhe banorët e tij sigurisht veçanërisht Mateon.

Nëna e Gimbos futet në shtëpi, takohet me banorin dhe i dhuron lule Selinës
Pas surprizës për Brikenën, radhën e kishte Gimbo. Banori u emocionua në momentin kur nëna e tij erdhi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u takua me banorin, me këtë të fundit që nuk i mbajti dot lotët, ndërsa ajo kishte sjellë edhe një tufë me lule për Selin.
“Nuk më ka mërzitur për asgjë. Është shumë mirë. Kur e pashë që u martua, mirë që nuk më doli zemra nga vendi. Lulet i kam sjellë për nusen”, u shpreh nëna e Gimbos.
Më pas, ajo u takua edhe me Selin, e cila e pyeti: “Po unë, a të kam mërzitur?”.

Brikena apo Gimbo? Kush nga dy banorët u eliminua përfundimisht nga Big Brother VIP 5
Gimbo është banori që u eliminua këtë të martë nga Big Brother VIP 5.
Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit.
Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon.
Nga ana tjetër, Brikena u rikthye në shtëpi dhe do të ketë mundësinë për të vazhduar garën për Çmimin e Madh.

“Trekëndëshi” Stenaldo-Nikol-Mal/ A po prish një pëlqim marrëdhënien e dy miqve?
Që nga hyrja e Nikol në shtëpi, ajo ka kaluar shumë kohë me Stenaldon dhe Malin.
Gjithsesi, kjo miqësi është parë si diçka më shumë nga banorët e tjerë. Ata kanë komentuar duke thënë që si Stenaldo, ashtu edhe Mal, kanë një pëlqim për Nikol, gjë që u mohua nga të dy ata në Prime.
Në Prime, kjo temë u komentua kështu:
Edisa: Vajza në fjalë ka një problem me të dëgjuarin. Konceptin që i thashë dashnoren, ishte se gjithë kohës i drejtohej Juelës me fjalën ‘dashnore’. Çfarë kam konstatuar këtu, kanë qenë të bazuara. Nuk jam futur në luftëra ekzistuese. Në një moment kur unë sulmoj Nikol, sepse po ofendonte vajzat këtu, unë pashë një Stenaldo që mu kthye kundër. Dhe këtu mendova se ka një pëlqim. Sa herë që ai dëgjon zërin e Nikol që debaton, ai vjen si një hije.
Nikol: Është shumë e rëndë që të dalë fjala ‘dashnore’ nga Edisa. Është shumë e rëndë që të dalë një klip i tillë me komente të tilla.
Mal: Është shumë interesante. Po mundohen të na prishin të gjithë shoqërinë që kemi këtu brenda. Është një tentativë dëshpëruese e Rogertit dhe Juelës. Kjo nuk ka ndikuar fare. As nuk e kemi menduar. Çfarë xhelozie o njerëz? Ka pasur momente kur kemi qëndruar unë, Stenaldo dhe Nikol. Unë me Nikol? Jo. Është një vajzë shumë e mirë, kemi pasur shumë biseda të bukura, por vetëm kaq.
Stenaldo: Me Malin nuk kemi pasur kurrë asnjë lloj ftohje. Në Big Brother ka edhe njerëz të tjerë. Nuk e di pse këta e kanë me shumë qejf që të na shohin larg dhe të prishur, por nuk kanë shans. Kurrë unë dhe Mali nuk kemi shprehur ndonjë pëlqim për Nikolin. Nuk kemi folur kurrë për këtë.
Brikena: Kur ka qenë sfida për të vendosur se kush do të bëj dasmën, Stenaldo tha që nuk i thotë Nikol, sepse Nikol nuk ka pranuar. Ndërsa Mali po shihte nga Nikol për ta zgjedhur. Unë e shoh nga gjuha e trupit të tyre. Të dy kanë simpati për Nikol.

Rikthehet zinxhiri i shpëtimit, cilët janë katër banorët që i bashkohen Rogertit në televotim
Këtë të martë u rikthye zinxhiri i shpëtimit, me Mirin si lider që duhet ta fillonte.
Zinxhiri vijoi në këtë mënyrë: Miri-Edisa-Juela-Brikena-Mateo-Shëndrit-Mal-Stenaldo-Nikol-Selin-Artani
Katër të fundit, Stenaldo, Nikol, Selin dhe Artani i janë bashkuar në televotim Rogertit, i cili ndodhet në nominim të përhershëm.
Me pyetjen “Kë doni të shpëtoni?”, njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë të shtunën.

