Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, festoi ditëlindjen e tij të 30-të në një mbrëmje të ngrohtë dhe të mbushur me muzikë, energji dhe fishekzjarrë. Rreth tij ishin vetëm miqtë. ish banorë të Big Brother dhe të afërmit, duke krijuar një atmosferë intime, që u dokumentua edhe në rrjetet sociale nga të pranishmit.
Mëseohet se Xhoana Toshi është një mikeshë e ngushtë e Jozit, por jo partnerja e tij ndau disa foto me Jozin në Instagram, me një dedikim të ndjerë: “Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton @joz_marku!”



Gjatë kohës në Big Brother VIP Albania, Joz pati një romancë të shkurtër me Loredana Bratin, që përfundoi brenda reality show. Pas daljes nga programi, secili ka vijuar projektet personale: Loredana në rrjetet sociale dhe televizion, ndërsa Jozi fokusin e ka tek karriera muzikore.
