
Raporti mes Brikenës dhe Mateos brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” vazhdon të ngjallë dyshime mes banorëve. Shumë prej tyre besojnë se pëlqimi i Mateos mund të jetë i sinqertë, ndërsa për Brikenën mendojnë se gjithçka është pjesë e lojës.
Së fundmi, një video e publikuar në faqen zyrtare të BBV në Instagram tregon Rogertin në Dhomën e Rrëfimit, ku ai shprehet hapur kundër këtij afrimi.
Sipas tij, Brikena nuk ka ndjenja reale për Mateon dhe po e përdor këtë situatë si strategji, duke e ruajtur për në fazat e fundit të lojës.
“Brikena e ka thjesht lojë, e ka lënë për në fund. Nuk ka asnjë pëlqim për Mateon, kush mendon ndryshe gabon,” shprehet ai.
Rogerti nuk kurseu as komentet ironike për dinamikën mes tyre, duke e përshkruar Mateon si “dhëndrin tipik shqiptar”, ndërsa për Brikenën la të kuptohej se nuk është e bindur në këtë raport.
Deklaratat e tij kanë shtuar edhe më shumë debatet rreth këtij raporti, duke e kthyer në një nga temat më të diskutuara brenda dhe jashtë shtëpisë.
