KreuCelebrity

“E dija që do ndodhte…”/ Selin shpërthen në lot pas largimit të Gimbos

“E dija që do ndodhte…”/ Selin shpërthen në
Eliminimi i DJ Gimbos nga “Big Brother VIP Albania 5” ka ndryshuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi. Pas një televotimi ‘kokë më kokë’ me Brikenën, ai u largua përfundimisht, duke lënë pas emocione të forta tek banorët.

Më e prekur nga ky largim u shfaq Selin Bollati, e cila kishte krijuar një raport të afërt dhe romantik me të. Pas përfundimit të spektaklit, ajo u pa e përlotur, ndërsa u përshëndet me Gimbon nga studio.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e BBV, Selin rrëfeu në Dhomën e Rrëfimit se e kishte pritur një fund të tillë, por gjithsesi po e përjeton me vështirësi.

“E dija që do ndodhte kështu. Jam mërzitur… ishte e vështirë edhe kur ishte këtu, imagjino tani pa të fare. Është ajo ndjesia kur ndihesh vetëm,” u shpreh ajo mes emocionesh.

Për Selin, largimi i Gimbos nuk është thjesht mungesë fizike, por një boshllëk që ndikon drejtpërdrejt në përditshmërinë e saj brenda shtëpisë. Tashmë mbetet për t’u parë si do ta përballojë ajo vazhdimin e lojës pa të.