KreuCelebrity

Nuk e prisnit! Këngëtarja e njohur qenka nusja e Monika Kryemadhit!

Nuk e prisnit! Këngëtarja e njohur qenka nusja e Monika Kryemadhit!

Monika Kryemadhi vijon të jetë një nga figurat më të komentuara të këtij viti, duke surprizuar publikun me angazhimet e saj të reja. Ndryshe nga pritshmëritë për një tërheqje nga jeta publike pas zhvillimeve politike dhe personale, ajo ka zgjedhur të jetë aktive, madje duke u shfaqur si opinioniste në “Big Brother VIP”, një rol për të cilin po pëlqehet shumë.

Paralelisht me praninë në ekran, vëmendje të veçantë ka marrë edhe debutimi i saj në kinematografi me filmin më të ri të titulluar “Me fat”, i cili sapo ka nisur të shfaqet në kinema. Gjatë një interviste së fundmi në “Goca dhe Gra”, Kryemadhi ndau disa detaje interesante nga jeta personale, duke përfshirë edhe reagimin fillestar skeptik të djalit të saj, Besarit ndaj këtij projekti.

Megjithatë, duket se një rol kyç në mbështetjen e tij ka luajtur partnerja e Besarit, një artiste nga Shkupi.
Burime për “Prive By Liberta Spahiu” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Kanita.

Artistja, e njohur për vokalin e saj të veçantë dhe profilin diskret, raportohet se është në një lidhje të qëndrueshme me Besarin prej kohësh. Për më tepër, ajo ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë edhe me familjen e partnerit, duke u bërë pjesë e rëndësishme e tyre.