KreuCelebrity

Gjesti lirohet nga paraburgimi në ditëlindjen e vëllait të ndjerë

Gjesti lirohet nga paraburgimi në ditëlindjen e vëllait të
Ditën e sotme, Gjesti është liruar nga paraburgimi, duke u rikthyer pranë familjes së tij. Por kjo datë nuk shënon vetëm fundin e një periudhe të vështirë për të, pasi përkon me një moment tepër emocional.

Sot do të ishte ditëlindja e vëllait të tij të ndjerë, Eldionit, i cili humbi jetën disa muaj më parë në një aksident tragjik me motor. Një humbje që ka lënë gjurmë të thella tek Gjesti dhe familja e tij.

Kështu, dita e lirisë për Gjestin vjen e ndërthurur me dhimbjen dhe mallin për vëllain, duke e kthyer këtë moment në një përzierje emocionesh të forta.