KreuCelebrity

Fedez në pritje të një tjetër fëmije? Detajet që po nxisin dyshimet

Fedez në pritje të një tjetër fëmije? Detajet që
Emri i Fedez është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për një lajm që po qarkullon gjerësisht në mediat rozë. Sipas raportimeve, partnerja e tij aktuale, Giulia Honegger, me të cilën artisti është lidhur prej pak muajsh, dyshohet se është në pritje të një fëmije.

Zërat janë përforcuar nga revista “Chi”, e cila në numrin e publikuar më 18 mars ka publikuar foto të çiftit dhe e konsideron shtatzëninë si të konfirmuar. Në të njëjtën periudhë, Fedez u ngjit në skenën e Sanremo Music Festival, ku u rendit i pesti në duet me Marco Masini me këngën “Male necessario”.

Sipas burimeve, këngëtari – emri i vërtetë i të cilit është Federico Lucia – ia ka bërë tashmë të ditur lajmin ish-bashkëshortes së tij, Chiara Ferragni, me të cilën ka dy fëmijë, Leonen dhe Vittorian.

Raportohet se marrëdhënia mes Fedez dhe Chiarës mbetet e ndërlikuar, por komunikimi mes tyre vazhdon për hir të fëmijëve. Nëse lajmi rezulton i vërtetë, Leon dhe Vittoria pritet të mirëpresin një motër ose vëlla të vogël.