
Si lider i javës në “Big Brother VIP 5”, Rogerti pati në dorë një vendim kyç për rrjedhën e lojës.
Pas ndarjes së banorëve në dyshe për sfidën e rezistencës disa ditë më parë, këtë të shtunë ai u përball me zgjedhjen për të dërguar një prej tyre në nominim.
Në fund, Rogerti vendosi që përballja “kokë më kokë” për televotimin e së martës të ishte mes Stenaldos dhe Mateos. Njëri prej tyre do të jetë ai që do të lërë përfundimisht shtëpinë në spektaklin e ardhshëm.
