KreuCelebrity

Artani largohet nga “Big Brother VIP 5” pa takuar asnjë nga banorët

Artani largohet nga “Big Brother VIP 5” pa takuar asnjë nga
Mbrëmja e së shtunës solli një tjetër eliminim nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, ku këtë herë ishte Artani ai që u detyrua të ndërpresë rrugëtimin në garë.

Ai ishte në nominim përkrah Nikol, Selin dhe Setnaldos, ndërsa në listë u përfshi edhe Rogerti, i cili ndodhet në nominim të përhershëm.

Pas shpalljes së rezultatit, Artani vendosi të largohej menjëherë nga shtëpia, duke mos realizuar asnjë takim apo përshëndetje me konkurrentët e tjerë, një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.