KreuCelebrity

“‘Në fillim e urreva!’ – Ana Lika tregon historinë e dashurisë me Bjord Mezinin

“‘Në fillim e urreva!’ – Ana Lika tregon

Aktorja Ana Lika ishte e ftuara e parë në “Goca&Gra” këtë të mërkurë, ku rrëfeu për publikun historinë e dashurisë me regjisorin Bjordi Mezini. Njohja e tyre nisi në Top Channel, por marrëdhënia personale u zhvillua më vonë përmes projekteve profesionale.

Ana tregoi se nuk ishte dashuri me shikim të parë. Në takimin e parë, Bjordi nuk i kishte bërë përshtypje dhe nuk kishte ndjenja për të. Ajo tha:

Vite më vonë, Bjordi i propozoi një rol, të cilin Ana e pranoi. Gjatë punës dhe bashkëpunimeve të mëtejshme, ndjenjat nisën të shfaqeshin gradualisht, duke u zhvilluar një lidhje më serioze mes tyre, edhe pse sfidat e aktor-regjisorit nuk munguan.

“Mendoj që ishte dhe zgjedhje e Bjordit në heshtje që lidhja jonë ishte hermetike. Ne u gjendëm shumë mirë bashkë pasi punonim dhe bashkë. Nuk besoj që ishte dashuri me shikim të parë. Nuk e kam pasur qejf. Mbaj mend takimin e parë me Bjordin, ku ka qenë i ftuar në “Pa limit” këtu në Top Channel. Nuk më pëlqeu dhe unë e urreva. Pas disa vitesh u takuam në një ngushëllim, më propozoi për një rol. I thashë ‘patjetër’ dhe i jap adresën e e-mail. Prita skenarin dhe hiç. Pas shumë vitesh më vjen një telefonatë dhe më propozojnë një rol që e pranova. Shkova dhe atje gjej Bjordin në tavolinë. E pranova rolin, filluam të kishin probleme si aktor-regjisor”, tha ajo.

Ana foli edhe për vajzën e tyre, duke treguar se ka ndryshuar gjithçka në jetën e saj