Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, ka komentuar së fundmi situatën e mikut të tij, Gjestit, i cili u arrestua disa ditë më parë për armëmbajtje pa leje.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai u shpreh se Gjesti ndodhet në gjendje të mirë dhe se gjithçka tashmë është në dorën e drejtësisë. Sipas tij, lajmi për arrestimin ka qenë i papritur, por aktualisht situata po ndiqet përmes rrugëve ligjore.
“Gjesti është shumë mirë. Ne jetojmë bashkë dhe ai është në gjendje të mirë. Kur ma tregoi Ledioni, për mua ishte diçka e papritur. Tani çështja është në proces gjyqësor dhe ligji do të vendosë. Nga ana emocionale dhe familjare, ai është shumë mirë”, u shpreh Gimbo.
Gjatë intervistës, ai u pyet edhe nëse ishte ndjerë i favorizuar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 5” për shkak të miqësisë me Gjestin. Gimbo e pranoi se prania e tij kishte ndikuar në sigurinë personale brenda shtëpisë.
“Po, padyshim që jam ndjerë më i sigurt, pasi ka qenë një influencë e madhe. Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që më kanë mbështetur”, tha ai.
