KreuCelebrity

Pse ndryshoi logoja e Ferma VIP?

Pse ndryshoi logoja e Ferma VIP?

Me marrjen në drejtim të Ferma VIP nga Arbana Osmani duket se ajo ka dashur të fshijë çdo gjë nga e shkuara e edicioneve të kaluara të këtij reality show.

Shtëpia është një prej tyre: nga stili rustik që keni parë në dy edicionet e mëparshme, tani do të shihni një shtëpi në ngjyra dhe stil pop art.

Skena është një tjetër ndryshim, e cila do të jetë madhështore dhe e ngjashme me Big Brother, larg stilit të mëparshëm.

Por ajo që ka ngritur më shumë dyshime ka qenë ndryshimi i logos: nga logoja me patkua, ajo është transformuar në siluetën e shtëpisë së Fermës.

Duket se Arbana ka marrë totalisht frenat e programit, madje nuk ka dashur që i vjetri të asociohet me të riun duke këmbëngulur në transformimin e madh që pritet të ndodhë në datën 27 mars.

Po a kanë shkaktuar ndonjë krisje të mundshme mes produksionit të vjetër që drejtohet nga Holta Dukaku dhe të riut që komandon Arbana Osmani? Ende asgjë nuk është e qartë, por si fillim le të presim natën e parë të Ferma VIP 3.