KreuCelebrity

Dj Gimbo zbulon bisedën me familjen e Selin: Më ka prekur shumë fjala...

Dj Gimbo zbulon bisedën me familjen e Selin: Më ka prekur shumë

Pas përfundimit të aventurës në Big Brother, Gimbo ka ndarë detaje nga jeta jashtë shtëpisë dhe raporti i tij me familjen e Selin me të cilën krijoi një raport dashurie. Në emisionin “Fan Club”, ai zbuloi se ka takuar të gjithë familjarët e balerinës dhe se marrëdhënia mes tyre është shumë e ngrohtë.

Gimbo tregoi veçanërisht momentin e veçantë me babanë e Selin, i cili e ka përshkruar atë si një djalë që e kanë parë si pjesë të familjes. “Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selinës. Gëzoj respekt për ta dhe ata për mua. Më ka pëlqyer shumë vlerësimi i babait të Selinës ndaj meje. E ka kuptuar që nuk kam qëllim të keq. Fjala që më tha ‘të kemi parë si djalin tonë’ më ka prekur shumë,” u shpreh ai.

Përveç kësaj, Gimbo theksoi raportin e mirë që ka edhe me vëllanë e Selin, Onon, me të cilin ka krijuar edhe një miqësi të ngushtë. “Edhe me Onon jemi shokë, kemi të njëjtën moshë dhe jemi edhe kolegë,” shtoi ai.