KreuCelebrity

Debat mes Usher dhe Justin Bieber në festën luksoze pas Oscars 2026

Debat mes Usher dhe Justin Bieber në festën luksoze pas Oscars 2026
Një përplasje e papritur mes Usher dhe Justin Bieber thuhet se ka ndodhur gjatë një prej festave më ekskluzive pas ndarjes së çmimeve Oscars 2026, e organizuar nga Beyoncé dhe Jay-Z.

Sipas raportimeve të TMZ, dy artistët janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë eventit, madje situata thuhet se u tensionua aq shumë sa rrezikoi të kalonte në përplasje fizike. Megjithatë, burime pranë Bieber kanë mohuar kategorikisht një skenar të tillë, duke theksuar se bëhej fjalë vetëm për një grindje verbale.

I njëjti burim pretendon se Usher iu afrua Bieber me një qëndrim të tensionuar, çka çoi në përballjen mes tyre. Nga ana tjetër, njerëz pranë këngëtarit kanadez sugjerojnë se ai kohët e fundit po mundohet të distancohet nga figura të së kaluarës, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia me Usher mund të jetë ftohur prej kohësh.

Arsyet konkrete të debatit mbeten ende të paqarta, ndërsa episodi raportohet të ketë qenë i shkurtër.

Në festë ishin të pranishëm edhe shumë emra të njohur të showbiz-it, si Taylor Swift, Travis Kelce, Michael B. Jordan, Timothée Chalamet, Kylie dhe Kendall Jenner, Emma Stone, Megan Fox, Sofia Vergara dhe Hailey Bieber.

Kujtojmë se Usher ka pasur një rol kyç në fillimet e karrierës së Justin Bieber, duke e mbështetur atë që në adoleshencë dhe duke ndikuar në nënshkrimin e kontratës së tij të parë muzikore, së bashku me Scooter Braun.