KreuCelebrity

“Selin dhe Brikena dhëmballa të prishura” Ilnisa Agolli zbulon mesazhet shokuese pas mbështetjes për Rogertin

“Selin dhe Brikena dhëmballa të prishura” Ilnisa Agolli

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Ilnisa Agolli, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të fortë pas një mesazhi mbështetës për Rogert në rubrikën “Big Love”.

E ftuar në “Fan Club”, ajo u shpreh me tone të drejtpërdrejta duke përdorur një metaforë për banorët e shtëpisë:

“Tani ajo shtëpi ka dhëmballë të prishura, por ka edhe dentist. Tani, më e dëmtuara, sipas mendimit tim është Selin. Ka dhe dhëmballë tjetër të dëmtuar që sapo i ka dalë nervi, dhëmballë që nuk duron as të ftohtin, as të nxehtin dhe as puthjet që është Brikena. Dentisti mendoj se është Rogerti. E di që ka mundësi që anestezisti të jetë Miri?”, tha ajo, duke përmendur edhe Selina, Brikena dhe Miri.

Duke folur për karakterin e Rogertit, Ilnisa shtoi:

“Rogerti është një djalë që ka përmbajtje dhe thelb sinqeriteti në llojin e tij. Shqiptarët duhet të kuptojnë që ndryshe është një njeri në një kompeticion siç është Big-u dhe ndryshe është një njeri në jetë.”

Ajo gjithashtu zbuloi se pas mesazhit të saj mbështetës, ka marrë reagime negative në rrjete sociale:

“Unë perifrazova diçka që bëri një lloj zhurme, që ndikoi edhe në mesazhet që më erdhën privatisht shumë të shëmtuara… mesazhet private ishin shumë të ndyra, pasi kemi arritur deri në mallkime të një lloji… rubineti neverie do ta quaja unë.”

Në fund, ajo kritikoi ashpër ekstremizmin e fansave:

“Ti nuk mund të mallkosh se unë mbështes Rogertin. Nuk mund të kalojmë në këto ekstreme si tifozë të zjarrtë që jemi për ‘sindromën’ Selin apo ‘sindromën’ Brikena…”, përfundoi Ilnisa Agolli.