KreuCelebrity

U përfol se ishte shtatzanë, zbulohet e vërteta e dhimbshme e ish-konkurrentes së Big Brother

U përfol se ishte shtatzanë, zbulohet e vërteta e dhimbshme e

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi, ka kaluar muajt e fundit larg vëmendjes së publikut për shkak të një situate të vështirë personale.

Për disa javë, mediat rozë dhe rrjetet sociale spekuluan për një shtatzëni të mundshme të saj, por Ana nuk komentoi asnjëherë, duke zgjedhur heshtjen e plotë.

Sipas burimeve të sigurta për Prive nga Liberta Spahiu, lajmi i shtatzënisë ishte i vërtetë, por fatkeqësisht ajo pësoi një abort spontan. Ngjarja shkaktoi jo vetëm dhimbje emocionale, por edhe probleme shëndetësore, duke e detyruar ish-banorën të tërhiqej nga presioni i mediave dhe rrjeteve sociale.

Për të marrë pak hapësirë dhe për t’u rikuperuar, Ana ka udhëtuar për gati një muaj në Amerikën Latine, e shoqëruar nga partneri i saj Kevini, me të cilin nisi lidhjen brenda shtëpisë së BBVK. Ky udhëtim i ka mundësuar asaj të përballojë momentin në privatësi dhe të përqendrohet te shëndeti dhe mirëqenia e saj.

Sipas informacioneve të fundit, Ana Ejupi po rikuperohet gradualisht dhe po kthehet në rutinën e përditshme, duke marrë hap pas hapi kontrollin e jetës së saj pas një periudhe të vështirë.

Tags:

ana jaupi