KreuCelebrity

Humbje e dhimbshme për ish-konkurrenten e “Ferma VIP 2”, i jep lamtumirën njeriut të dashur të familjes

Ish-banorja e Ferma VIP 2, Keisi Meshau, ka ndarë një moment të vështirë personal me ndjekësit e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo njoftoi ndarjen nga jeta të gjyshit të saj. Krahas një fotoje tepër prekëse nga spitali, ku i mban dorën, Keisi shkroi shkurt: “Pusho i qetë gjysh”, duke shprehur dhimbjen e saj për humbjen.

Humbje e dhimbshme për ish-konkurrenten e “Ferma VIP 2”, i jep

Keisi, e njohur nga publiku si një nga figurat më të spikatura të Ferma VIP 2, fitoi vëmendje për karakterin dhe historitë personale që ndau gjatë qëndrimit në spektakël. Edhe pse rrugëtimi i saj u ndërpre pas një përjashtimi nga Agai, ajo arriti të krijojë një lidhje të fortë me publikun.

Një nga momentet më të ndjera gjatë pjesëmarrjes së saj ishte takimi surprizë me nënën, ndërsa më herët ajo kishte rrëfyer edhe sfidat familjare, duke treguar se prindërit e saj ishin pranë ndarjes dhe se ajo mundohej të ruante balancën mes tyre.