Artistja e njohur, Mira Konçi, ka rrëfyer për jetën e saj private dhe familjare gjatë një interviste në emisionin “Galeri” në programin E Diell, ku u ndal edhe te martesa me Shpëtim Saraçi.
Gjatë bisedës me Ed Manushin, Mira ka ndarë emocionet e ditës së dasmës, duke shfaqur edhe një foto të rrallë krah motrës dhe vëllait të saj.
Ajo tha se takimi dhe lidhja me Shpëtimin erdhën shumë natyrshëm dhe se periudha kur u njohën ishte jashtëzakonisht e bukur:
“Gëzimi i madh. Megjithëse isha shumë e re. Erdhi shumë natyrshëm. Ishte periudhë shumë e bukur kur u njoha me Shpëtimin. Çdo gjë erdhi natyrshëm. Me në tre fëmijët është shumë e çuditshme, ne të tre, edhe motra dhe vëllai na kanë ardhur kështu punët. Kam dy fëmijë, Era dhe Drini. Era bëri 30 vjeç pak javë më parë, ndërsa Drini bëri 26 vjeç.”
Në këtë rrëfim, Mira tregon se dashuria e tyre dhe familja që kanë krijuar ka sjellë shumë gëzim në jetën e saj, ndërsa kujton me nostalgji ditët e para të lidhjes me Shpëtimin, që sipas saj, u zhvillua në mënyrë të natyrshme dhe harmonike.
