KreuCelebrity

Spartak Ngjela - Grida Dumës:‘Kushedi sa ke çuar në psikiatrik ti," moderatorja: Nuk mund të them që s'ka ndodhur!

Spartak Ngjela - Grida Dumës:‘Kushedi sa ke çuar në

Një tjetër anë e Spartak Ngjela u shfaq këtë javë në “Grida Duma Podcast”, ku avokati i njohur shpërtheu në rrëfime të hapura dhe të sinqerta mbi marrëdhëniet, emocionet dhe përjetimet që zakonisht mbahen larg syve të publikut.

Një nga momentet më të veçanta ishte diskutimi i natyrës së dashurisë dhe mënyrës se si ajo lind mes njerëzve dhe, si zakonisht, ai nuk nguroi të bënte një kompliment të veçantë për moderatoren:

Spartak Ngjela: “Po pse nga lind dashuria nga vështrimi. Në vend të ma thuash ti këtë, ta them unë. Kushedi se sa ke çuar në spital psikiatrik ti. Derisa qeshe e di që ka ndodhur.”
Grida Duma: “Nuk mund të them që ska ndodhur, por se sa ka ndodhur nuk e di. Që ska ndodhur fare nuk mund ta them.”
Spartak Ngjela: “Nuk po flasim për numra por po flasim për fenomenin.”
Grida Duma: “Deri tek psikatria nuk mund ta them, por…”
Spartak Ngjela: “Tek psikatria nuk shkon vetëm skizofreni, shkon dhe ai që ka pamgjumësi, që i del në ëndërr ti dhe zgjohet në mëngjes dhe sheh që është bosh. Ka dhe nga ata që të shohin në ëndërr dhe të vrasin nga xhelozia.”
Dialogu nxori në pah qasjen e tij filozofike dhe të guximshme ndaj emocioneve, duke vënë theksin mbi përjetimin e dashurisë dhe fenomenin e saj, jo mbi statistikën apo numrat.

Ngjela gjithashtu ndau pikëpamjet e tij për marrëdhëniet dhe dashurinë në përgjithësi:

“Kryesorja është fjala në dashuri. Leri puthjet dhe shtratin, ato janë tjetër gjë. Si bëni dashuri me telefonin? Si qan ajo në telefon nga dashuria që impon ti?”

Ai foli edhe për lidhjen nënë–fëmijë dhe instinktin e lindjes, duke e konsideruar një përvojë të pakrahasueshme:

“Dhimbja e lindjes është sakrificë që e zmadhon dashurinë për fëmijën. Kjo është një ndjesi që burri nuk mund ta përjetojë në të njëjtën mënyrë.”

Për faktin që nuk ka një djalë, ai u shpreh qetësisht:

“E shoh këtë si një realitet që lidhet me natyrën e jetës dhe zgjedhjet personale, pa e dramatizuar.”

Rreth marrëdhënieve me gratë, Ngjela theksoi respektin si themel:

“Marrëdhëniet e mia kanë pasur mobilitet permanent. Por nëse nuk respektoj atë që kam, humbas personalitetin tim. Nuk kam lënduar asnjëherë një grua.”

Në përfundim, duke iu referuar filozofisë së Friedrich Engels, Ngjela nënvizoi se marrëdhënia në çift ka vlerë vetëm kur mbështetet te dashuria:

“Martesa pa dashuri nuk vlen. Nëse ajo ikën, ndryshon gjithçka.”

Ky rrëfim tregoi një anë më të ndjeshme dhe reflektuese të Ngjelës, duke nxjerrë në pah kompleksitetin e mendimeve dhe perceptimeve të tij mbi marrëdhëniet, dashurinë dhe emocionet njerëzore, larg imazhit serioz dhe të fortë që publiku zakonisht ka për të.