KreuCelebrity

19-vjeçari humb jetën tragjikisht pas rënies nga skela, kompania e ndërtimit gjobitet me 42 mijë paund

19-vjeçari humb jetën tragjikisht pas rënies nga skela,

Një firmë ndërtimi është gjobitur me 42 mijë paund pas vdekjes tragjike të një të riu shqiptar, Renols Lleshi, i cili ra nga gjashtë kate në një kantier ndërtimi në perëndim të Londrës.

Ngjarja ndodhi në korrik 2023, kur 19-vjeçari po çmontonte skelat në katin e 12-të të një pallati në Mill Hill Road, Ealing. Mbulesa mbi ventilacione përbërë nga karton dhe shkumë izolimi u shemb, duke shkaktuar rënien fatale të tij.

Inspektorët e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (HSE) zbuluan se firma, Jerram Falkus Construction Limited, nuk kishte siguruar mbulimin e duhur të hapësirës dhe nuk kishte dhënë asnjë paralajmërim për ekipin e skelave, pasi kontrolli rutinë nuk përfshinte kopshtin e katit të lartë.

Inspektorja e HSE, Natalie Prince, tha: “Rëniet nga lartësitë janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve dhe dëmtimeve të mëdha në punë. Ky incident ishte plotësisht i shmangshëm dhe rezultoi në humbjen e një të riu.”

Jerram Falkus Construction Limited pranoi fajësinë për shkeljen e rregullores së punës. Në Gjykatën e Londrës më 18 mars 2026, kompania u gjobit me 40,200 paund, me një tarifë shtesë prej 2,000 paund dhe 5,000 paund për shpenzime gjyqësore. Firma kishte hyrë në administrim një muaj më parë.

Babai i Renols Lleshi tha: “Të dish që vdekja e tij është shkaktuar nga një aksident krejtësisht i shmangshëm e bën humbjen tonë edhe më të vështirë për t’u përballuar.”

Familja e të riut falënderoi autoritetet për ndjekjen penale, por shtoi: “Asgjë nuk mund ta sjellë prapë të dashurin e tyre apo të lehtësojë dhimbjen që ata kanë.”

 

Tags:

londër