KreuCelebrity

Artan Kola akuza të forta ndaj Rogertit pas BBVA: “Merrte lekët e të gjithëve”

Artan Kola akuza të forta ndaj Rogertit pas BBVA: “Merrte lekët
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Artan Kola, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku foli për eksperiencën e tij pas daljes nga shtëpia dhe marrëdhëniet me ish-banorët.

Ai tregoi se ka zgjedhur të mos takojë disa prej tyre, ndërsa nuk kurseu akuzat, duke përmendur konkretisht Rogertin, për të cilin tha se e njeh edhe jashtë formatit.

“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti, për shembull, punonte në KESH në Lezhë dhe merrte lekët e të gjithëve për t’i luajtur në bixhoz. Prandaj është larguar. Nuk i thashë këto brenda sepse nuk jam si ai. Për mua ajo lojë ka mbaruar”, u shpreh Artani.

Ai shtoi gjithashtu se pas daljes nga shtëpia është përgëzuar për qëndrimin e tij, duke nënvizuar se nuk ka zgjedhur t’u japë dorën disa prej ish-banorëve.

Gjatë intervistës, këngëtari preku edhe ndikimin që eksperienca në “Big Brother” pati në jetën e tij personale, duke treguar se bashkëshorten e gjeti të rënduar emocionalisht.

“E gjeta të traumatizuar. I kisha thënë edhe para se të hyja që mund të dalin gjëra, akuza… edhe të vogla, si p.sh. që kam marrë para në një dasmë dhe kam fshehur një pjesë apo i kam luajtur në bixhoz”, rrëfeu ai.

Në fund, Artani theksoi se natyra e tij e drejtpërdrejtë ka qenë shpesh pengesë për të, si në jetë ashtu edhe në lojë.

“Problemi im është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithmonë”, përfundoi ai.