KreuCelebrity

Reagimi prekës i Elijonës pas humbjes së xhaxhait: Po e marr veten pak nga pak

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka thyer heshtjen në rrjetet sociale përmes një mesazhi tejet emocional drejtuar ndjekësve të saj, pas tragjedisë familjare që pësoi me humbjen e xhaxhait.

Përmes një postimi në kanalin e saj të komunikimit, Elijona ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë këtyre ditëve të vështira.

Mesazhi i plotë i Elijonës:

"Hey zemrat e mia... Faleminderit pafund për çdo mesazh dhe ngushëllim që ma keni dërgu... i vlerësoj me gjithë shpirt. Për momentin jam duke e marrë veten, pak nga pak... Shpresoj shumë që shumë shpejt me u kthy prapë tek ju, edhe ma e fortë se kurrë. Se ju e dini... Eli nuk dorëzohet. Ju dua pafund!"



Një rikthim i afërt ndonëse ende në fazën e rimëkëmbjes shpirtërore, 19-vjeçarja ka lënë të kuptohet se forca e saj mbetet e palëkundur. Ajo premtoi një rikthim të shpejtë pranë fansave të cilët e kanë shoqëruar në çdo hap të rrugëtimit të saj televiziv.

Ky reagim ka ngjallur reagime të shumta mbështetëse nga ndjekësit, të cilët vazhdojnë t'i qëndrojnë pranë në këtë periudhë zie.

Tags:

elijona bbvk