Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton duket se po e çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, teksa janë parë duke kaluar pushimet së bashku në Tokyo, në shoqërinë e fëmijëve të saj.
Sipas burimeve për PEOPLE, Kardashian ndodhet në Tokio për pushimet e pranverës së bashku me tre nga fëmijët e saj Saint, Chicago dhe Psalm ndërsa i është bashkuar edhe Hamilton. Në këtë udhëtim familjar merr pjesë edhe motra e saj, Khloé Kardashian, me fëmijët e saj.
Burimet tregojnë se marrëdhënia mes Kardashian dhe Hamilton është më shumë se thjesht një miqësi. “Ai është një person i qetë, me energji shumë pozitive. Familja e saj e pëlqen dhe Kim është shumë e interesuar për të,” tha një burim, duke shtuar se pavarësisht angazhimeve të shumta, ata përpiqen të kalojnë kohë së bashku sa herë që munden.
View this post on Instagram
Thashethemet për një romancë u përforcuan edhe më shumë pas një komenti flirtues të Hamilton në një postim të Kardashian nga festa e Vanity Fair Oscars Party në mars 2026.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja shihet së bashku. Ata janë parë më herët në Paris, në Lake Powell dhe gjithashtu në California gjatë Super Bowl LX.
Sipas burimeve, lidhja e tyre ka një bazë të fortë pasi ata njihen prej vitesh. “Kim ka dalë në takime gjatë viteve, por Lewis është i pari për të cilin ajo është vërtet e interesuar pas një kohe të gjatë,” tha një burim tjetër.
Kardashian, e cila ka qenë më parë e martuar me Kanye West, po e merr marrëdhënien hap pas hapi, ndërsa thuhet se Hamilton e bën të ndihet e sigurt dhe e lumtur në shoqërinë e tij.
