KreuCelebrity

Ish-konkurrenti i Përputhen bëhet baba për herë të dytë

Lumturi e dyfishtë për Beart Rexhepin dhe partneren e tij gjermane! Pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë në vitin 2023, çiftit po i shtohet një tjetër bekim: ata janë në pritje të një djali.

Momenti i zbuluar për publikun u realizua përmes një feste të veçantë për gjininë e bebit, ku ngjyra blu shpërtheu gëzimin dhe entuziazmin e çiftit. Fotot dhe videot nga festa tregojnë buzëqeshjet e sinqerta dhe emocione të papërmbajtura, duke reflektuar lumturinë e jetës së tyre private.

Prej kohësh ish-konkurrenti Beart Rexhepi ka ndërtuar larg mediave, pas tërheqjes nga skena publike në Kosovë dhe Shqipëri. Me një vajzë të vogël dhe një djalë në rrugë, familja e tyre duket plotësisht e përmbushur dhe e lumtur.