Vetëm pak javë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP 5 dhe tensioni brenda shtëpisë ka arritur kulmin. 12 banorët e mbetur në garë janë vendosur mbrëmjen e djeshme përballë njëri-tjetrit në një sfidë direkte: Vëllai i Madh u ka kërkuar të deklarojnë hapur emrin e personit që meriton fitoren.
Deklaratat kanë qenë të forta, emocionale dhe në disa raste, plot "shigjeta" për kundërshtarët. Ja si u ndanë votat e banorëve:
Mali dhe Nikol "kurorëzojnë" Stenaldon
Mali hapi siparin e rrëfimeve me një deklaratë prekëse. Ai pranoi se fillimi ishte një sfidë e vështirë, por ishte Stenaldo ai që i dha guxim.
"“Kur kam ardhur këtu, e kam pasur shumë të vështirë ta pranoja si sfidë. Më duheshe një farë guximi. Kur kam parë Stenaldon, më ka treguar që ka shumë njerëz më të guximshëm se unë. Jo vetëm që më ka inspiruar mua, por jam i sigurt që ka inspiruar edhe shumë njerëz të tjerë" u shpreh Mali.
Edhe Nikol i është bashkuar këtij mendimi, duke e parë Stenaldon si fituesin potencial.
"Stenaldo ka qenë një nga ata persona që i ka dhënë fjalë perspektivës time. Dhe kur jam futur më kanë pyetur me kë do doja të isha banor i vetëm dhe kam thënë Stenaldon"
Nga ana tjetër, vetë Stenaldo ka zgjedhur Malin si të preferuarin e tij.
"Të gjesh një mik të mirë në Big Brother është më e vështirë se të gjesh një grua ose burrë në tentativë. Dëshiroj për Malin më të mirën në këtë program"
Një nga deklaratat më të forta erdhi nga Rogerti, i cili befasoi duke zgjedhur Mirin.
"Emri i vetëm që mund të fitojë është Miri. Nuk ka ofenduar askënd dhe ka qenë fleksibël edhe me lojtarë të vështirë si unë dhe Juela. Po të ishte shkollë, Miri do ishte 'top'," tha Rogerti.
Këtij mendimi i është bashkuar edhe Edisa, duke e parë Mirin si strategun e qetë të këtij edicioni.
Shëndriti ka votuar për Selin, duke vlerësuar kontributin e saj që nga dita e parë.
"Fiton Selina sepse kontributi i saj në shtëpi ka qenë që prej ditës së parë. Dinamikat e saj ende i flasim. Ka treguar inteligjencë të jashtëzakonshme për moshën që ka"
Mirëpo, Selin nuk ka kursyer kunjat: ndërsa deklaroi se Brikena meriton finalen, ajo lëshoi një "bombë" për Rogertin: "Ai nuk duhet ta fitojë kurrë!"
Ndërkohë, Brikena dhe Mateo kanë treguar një lojë mjaft të bashkuar, duke zgjedhur njëri-tjetrin si fituesit e këtij edicioni.
Pavarësisht kritikave nga Selin, Rogerti ka marrë mbështetjen e Mirit dhe Juelës. Ata e kanë cilësuar atë si banorin me ndikimin më të madh brenda shtëpisë dhe si personin që e meriton Çmimin e Madh.
