KreuCelebrity

Stenaldo del përkohësisht nga BBVIP 5, surpriza e çon drejt “Top Albania Radio”

Stenaldo del përkohësisht nga BBVIP 5, surpriza e çon drejt
Stenaldo ka ndërprerë për pak kohë qëndrimin e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pasi për të është organizuar një surprizë speciale që do të zbulohet gjatë mbrëmjes.

Ai u largua nga ambientet e shtëpisë me makinë, duke vijuar udhëtimin drejt një destinacioni të veçantë, ku pritet të takohet me një person të rëndësishëm për të.

Gjatë rrugës nëpër qytet, banori u shfaq i entuziazmuar, duke shijuar këtë moment ndryshe pas rreth 90 ditësh izolim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.