
Debatet në prime-n e kësaj të marte u ndezën mes opinionistit Arbër Hajdari dhe banorit Rogert, pas diskutimeve rreth favoritëve për fituesin e këtij edicioni.
Hajdari kritikoi hapur mënyrën si Rogerti dhe Miri po e zhvillojnë lojën, duke theksuar se ata e kanë përqendruar vëmendjen pothuajse vetëm te Selina. Sipas tij, kjo tregon se e konsiderojnë atë si një kundërshtare të fortë.
Ai u shpreh gjithashtu se Miri duket i sinqertë kur thotë se Rogerti mund ta fitojë lojën, por la të kuptohet se mes tyre ka edhe tensione të fshehta që janë shfaqur gradualisht.
Nga ana tjetër, Rogerti reagoi duke mbrojtur qëndrimin e tij, duke thënë se është normale të diskutojnë për lojtarët kryesorë dhe pyeti pse kritikat nuk drejtohen njësoj edhe ndaj Selinës. Ai shtoi se përpjekjet për t’i përçarë nuk do të kenë sukses.
Debati u shoqërua edhe me ndërhyrje nga Monika, ndërsa Hajdari vijoi me akuza se Rogerti ndikon në marrëdhëniet brenda shtëpisë, veçanërisht në raport me Selinën, duke theksuar se situatat mes tyre janë më të ngarkuara nga sa duken.
