Një përballje e fortë mes Stenaldos dhe Mateos ka përfunduar me eliminimin e njërit prej tyre nga gara e “Big Brother VIP 5”. Pas votimit të publikut, Stenaldo ishte banori më pak i votuar dhe u detyrua të largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Këtë herë, produksioni kishte zgjedhur një mënyrë ndryshe për të komunikuar rezultatin. Në dhomën e rrëfimit u thirrën dy nga personat më të afërt të banorëve: Mali për Stenaldon dhe Brikena për Mateon. Ishin pikërisht ata që dhanë lajmin vendimtar për fatin e tyre në lojë. Për Mateon, rezultati ishte pozitiv, ndërsa për Stenaldon jo.

Fati nuk ishte në anën e tij, pasi bileta e këtij eliminimi ishte vetëm vajtje, duke i dhënë fund menjëherë rrugëtimit të tij në shtëpi. Para largimit, Stenaldo zgjodhi të takonte vetëm disa nga banorët, konkretisht Selinin, Malin dhe Nikol, të cilët i konsideronte si njerëzit më të afërt gjatë qëndrimit të tij në lojë.
Ky nominim u hap të shtunën, pas avantazhit që fitoi Rogerti si lider i shtëpisë. Ai vendosi të çonte kokë më kokë në televotim pikërisht Stenaldon dhe Mateon, duke çuar kështu në një përballje direkte që përfundoi me eliminimin e Stenaldos.
