KreuCelebrity

Ndodh më në fund puthja e famshme, dy surpriza jashtë shtëpisë, gjithçka që humbet nga prime-i i djeshëm

“Miri është bërë hija jote” Arbër Hajdari debaton me Rogertin: Flisni vetëm për Selinën, e keni frikë

Opinionisti Arbër Hajdari ka debatuar me Rogertin gjatë prime-t të kësaj të marte, kjo pas deklaratave për mendimet e tyre se kush e fiton “Big Brother VIP 5”.

Arbër Hajdari u shpreh se banori së bashku me Mirin flasin vetëm për Selinin, teksa shtoi se e kanë frikë këtë të fundit.

Arbër Hajdari: Miri është bërë hija jote. Mendoj që Miri është i sinqertë kur thotë e fiton Rogerti, gjilpërat kanë qenë të holla që ia ka bërë me kalimin e ditëve. Ju lat nam vetëm për Selinën flisni. E keni frikë.

Rogerti: Po normal që po, për kë do të flasim. Pse nuk ia bën të njëjtat kritika edhe Selin?

Monika: Ça të duhet ty?!

Rogerti: Se dija që Arbri kishte nevojë për ndihmë. Po flas me Arbrin. Doni të na përçani dhe nuk na përçani dot. Nuk na nxjerr as ti as Monika.
Arbër Hajdari: Ti mirë bën, ti i ke futur gjilpërën atij. Ti ishalla i gjen ndonjë dozë që mos të duket në shtëpi, por në marrëdhënien me Selinin, t’i kupën e ke shumë herë më të mbushur.



“Nominimin e krijoi vetë”/ Televotimi Mateo-Stenaldo, banorët përplasen: Nuk kishe mundësi atje jashtë me Brikenën dhe…

Të shtunën e kaluar, Rogerti dërgoi në nominim Mateon dhe Stenaldon, ku njëri prej tyre la shtëpinë mbrëmë.

Gjatë ditëve të fundit, banorët kanë pasur përplasje të shumta me njëri-tjetrin, duke e pasqyruar këtë gjë edhe në Prime.

Miri: Mendimi im për këtë nominim është që Stenaldo është më i rrezikuar, sepse ka treguar një Stenaldo tjetër. Ka dalë nga vetja, duke ofenduar, duke bullizuar. Një fjalor që ai e përdor si do ai dhe manipulon kur e ka gabim. Mua çfarë s’më ka thënë. Mateo nuk është më pak i rrezikuar. Ka një çengel ku mund të varet, sepse ka një histori të pambaruar me Brikenën. Interesi publik është se si do shkojë kjo histori.

Mateo: Është nominim i fortë. Kemi bërë ato debatet tona. Ajo që nuk më pëlqen te Stenaldo është arroganca. Te ky nominim shkoi vetë duke i dhënë votën e liderit Rogertit. I vetmi argument që përdor është “Për’puthen”. Ka shumë personazhe këtu që kanë ardhur nga “Për’puthen” dhe kanë treguar shumë.

Stenaldo: Unë nuk gjykoj as formatin “Për’puthen” dhe as Mateon në atë format. Unë dëgjoj Mateon që më thotë se kam shkuar dhe kam prekur çdo vajzë. Kur unë Mateos i bëj një kritikë, përgjigja e tij është gjithmonë ulëse. Një njeri, i cili ka ndërtuar një famë në një program romance, nuk ka të drejtë të më thotë mua për marrëdhënie që nuk i kam pasur kurrë. E vetmja dinamikë që krijohet në këtë kontekst që thua ti, është historia jote me Brikenën me 4 vite diferencë. Ardhja jote këtu brenda, sepse atje jashtë nuk e ndjek dot dhe nuk janë 100 mijë euro në lojë.

Brikena: Nuk jam dakord me ato që tha Stenaldo. Mateo e ka treguar veten e tij për vlerat që ka. Nëse Mateo shpëton, është vetëm meritë e tij. Nuk më ka pëlqyer Stenaldo që është munduar të ulë Mateon për të ngritur veten. Stenaldo është vetë lartë. Nëse del Mateo sot, jam në gjendje të dal edhe unë me të.

Stenaldo lë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, mbërrin në studiot e “Top Albania Radio”, suprizohet nga Dritan Shakohoxha

Stenaldo ka lënë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Atij i është përgatitur një surprizë e veçantë, mbrëmjen e djeshme, një kujtim shumë i bukur.

Banori është larguar me makinë nga ambientet e shtëpisë, për të vijuar më pas rrugën drejt studiove të “Top Albania Radio”, vendi në të cilin ka vijuar rrugëtimin në gazetari.

Ai aty u prit nga komentatori Dritan Shakohoxha, personazh që Stenaldo e ka imituar vazhdimisht me zërin e tij.

I lumtur fillimisht ai shijoi lëvizjet me makinë në rrugët e qytetit, teksa prej 90 ditësh vijon rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 5”.

“Kaq urrejtje ke?” Komenti i Rogertit për Selin, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari i kthehen banorit: Je futur dhe komenton celulitet e grave

Përplasjet në shtëpi kanë vazhduar ditë pas dite, ndërsa Rogerti, së fundmi ka pasur një tjetër debat me Selin, pasi banori bëri disa komente ndaj kësaj të fundit.

Këto komente tërhoqën dhe vëmendjen e dy opinionistëve, Monika Kryemadhit dhe Arbër Hajdarit, të cilët debatuan me banorin në Prime.

Pjesë nga debati-

Rogert: Unë e shpjegoj që bëj provokimet më të mëdha dhe pres reagimin e tyre.

Selin: Unë s’kam reaguar fare. Thjesht kalova dhe të dëgjova.

Monika Kryemadhi: A e di ti që gruaja pa celulit, është si qielli pa yje.

Rogert: Nuk e kuptoj këtë. Po thua që Juela është kot sepse nuk ka celulit?

Monika Kryemadhi: Nuk e di ku e gjen këtë energji për t’u marrë me pikat më të këqija të një vajze. Kaq urrejtje ke për vajzat?

Rogert: Për Selin që më ka ofenduar djalin? Për Selin që më ka sharë rracën malësore? Si nuk mbajte qëndrim për dibranët ti?

Arbër Hajdari: Këtij i është mbushur mendja që kur bërtet, ka të drejtë. Është futur aty brenda dhe flet për celulitet e grave. Dëgjo i nderuar bullizues…

Rogert: E di ti ç’do të thotë bullizues?

Arbër Hajdari: Dëgjo, se nuk flas vetëm për ty. Ti mund të flasësh çdo gjë për Selin. Ajo mund të ketë shumë gjëra në lojë, por që është kokërra e yllit, është dhe ti plas. Ti ta kesh për krenari të më dëgjosh mua.

Rogert: Turp të të vijë. Nuk dua të të dëgjoj fare. Tani dua të dëgjoj Monikën.

Arbër Hajdari: Ku ke dashur ndonjëherë të dëgjosh të vërtetën? Ti je figura më e shëmtuar.

Rogert: Ti nuk e ke në dorë të më heqësh mua, e ka publiku shqiptar.

Pas 80 ditësh Mateo lë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, mbërrin në palestrën ku punon dhe suprizohet nga miqtë

Mateo ka lënë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, për të përjetuar suprizën e përgatitur për të.

Po ashtu si Stenaldo, edhe Mateo fillimisht përjetoi një xhiro me makinë, pas 80 ditësh izolim.

Për banorin është përgatitur një suprizë e veçantë, në palestërn ku ai punon.

Fillimisht Mateo u prit nga miku i tij, e më pas takoi kolegët që e pritën me gëzim.

”Të presim me fitore, je marshalla”, u shprehën ata gjatë bisedës.

Mateo dhe Brikena në dhomën e rrëfimit, përjetojnë puthjen e tyre të parë

Mateo dhe Brikena, teksa ishin në dhomën e rrëfimit, kanë folur rreth marrëdhënies së tyre gjatë këtyre ditëve.

Ai u shpreh se nuk i qëndron dot larg banores, megjithëse kjo e fundit u distancua pas disa situatash.

Çifti kanë përjetuar puthjen e tyre të parë, e cila po pritej prej shumë kohësh.

”Jam munduar t’i mbaj distancë, por nuk është e mundur”, tha Mateo.

Pas disa minitash në dhomën e rrëfimit, çifti kanë përjetuar puthjen e tyre të parë, e cila më pas u shoqërua me brohoritma nga publiku.

Monika Kryemadhi i uron live në “Big Brother VIP” ditëlindjen Ilir Metës: Pavarësisht gjërave nuk i mohoj 33 vitet

Monika Kryemadhi i ka uruar ditëlindjen gjatë primet të “Big Brother VIP”, ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta.

Teksa i uroi lirim sa më të shpejtë nga burgu, opinionistja tha se pavarësisht të gjithave nuk mund t’i hedhë poshtë 33 vitet e kauara me të.

“24 marsi është ditëlindja e babait të fëmijëve të mi, ish-bashkëshortit tim dhe e presidentit të PL-së. Patjetër që urohet, pavarësisht gjërave, unë nuk mohoj 33 vite të jetës sime dhe luftës politike bashk me të.

Përfitoj nga rasti, t’i uroj ditëlindjen, lirim sa më të shpejtë dhe t’i kthehet jetës politike”, tha Monika Kryemadhi.

Nominimi i fortë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Stenaldo eliminohet nga gara, Mateo vijon lojën

Një nominim i fortë mes Stenaldos dhe Mateos përfundoi me eliminimin e njërit prej tyre nga publiku.

Stenaldo është banori i cili u largua nga shtëpia, si më pak i votuari nga publiku për vijimin e rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP 5”.

Por këtë herë, mënyra se si dy banorët morën vesh eleminimin ishte ndryshe.

Në dhomën e rrëfimit u thirrën dy njerëzit më të afërt të tyre, Mali, i Stenaldos, dhe Brikena, e Mateos.

Do të ishin ata që do t’u jepnin lajmin për rezultatin, ku për Mateon rezultoi pozitive, e për Stenaldon jo.

As fati nuk ishte në anën e tij në këtë eliminim, pasi bileta ishte vetëm vajtje, duke ndërprerë përfundimisht garën.

Ai preferoi të takonte gjatë largimit vetëm Selinin, Malin dhe Nikol, duke i konsideruar njerëzit më të afërt në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Nominimi për dy banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u hap të shtunën, pas avantazhit të Rogertit si lider. Ai vuri kokë më kokë në nominim Stenaldon dhe Mateon.



Misioni i ninxhave u realizua me sukses, Miri fiton imunitet, Rogertit i hiqet nominimi i përhershëm

Misioni i ninxhave, që Vëllai i Madh i dha Mirit dhe Rogertit, është realizuar me sukses.

Pas këtij misioni, primen e kësaj të marte, atyre iu njoftua edhe avantazhi.

Në nominimim e kësaj here Miri do të jetë imun, ndërsa Rogertit i’u hoq nominimi i përhershëm që kishte.

Që nga mbrëmja e djeshme Rogerti do të jetë i barabartë me banorët e tjerë.

Miri dhe Rogerti kthyen shtëpinë “përmbys”, duke krijuar rrëmujë, mision që i’u dha nga Vëllai i Madh.

Shëndriti lider i shtëpisë, Miri fiton në imunitet, e gjithë shtëpia shkon në televotim