Sot në shtëpinë e Big Brother, një moment i veçantë ka ndodhur gjatë sfidës së njohur të mosreagimeve. Një personazh i njohur ka hyrë brenda në shtëpi, duke rikthyer emocione të forta dhe duke prekur thellë banorët, por veçanërisht njërin prej tyre. Ai ishte asnjë tjetër veçse Roland Hysi, shoku më i mirë i Mirit, i cili ka zgjedhur të japë një mesazh të veçantë dhe të fuqishëm për mikun e tij.
Gjatë kësaj sfide ai ka sjellë mesazhe të koduara, duke i dhënë Mirit sinjale se si duhet të veprojë në lojën e Big Brother.
“Ke fituar shumë dhe i ke dhënë jetë një shprese që s’do të shuhet kurrë”, i ka thënë Landi e cila lidhet edhe më këngën e tyre "Mbi Gjithçka (Nëse Mundesh)"
"Në mundesh ta kthesh besimin në zemrën e helmuar
Në mundesh t'i shërosh plagët që koha s`ka shëruar
Të jesh krenar për veten kur s'ka besim njeri
Të dish si do të shkojë, do jesh po prapë ti
S'të shkelën dot mashtruesit, zotët e gënjeshtrës
Që mblidhen si hiena dhe shqyejnë të vërtetën
Atëherë ke fituar, ke fituar shumë
I ke dhënë jetë një shpresë që s'do të shuhet kurrë"
View this post on Instagram
Fjalë që përlotën Mirin ndonëse ai zgjodhi të mbulonte kokën më pas Landi ka vijuar të këndojë disa rrefrene nga këngët e West Side Family, duke i përshtatur tekstet me lojën e Big Brother dhe duke i dhënë kështu Mirit udhëzime të fshehta për strategjinë që duhet të ndjekë.
Ai i ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta dhe të sinqerta, duke i thënë: “Mos hiq dorë”, “Dy duar janë për një kokë, fito”, duke i dhënë një mesazh motivimi dhe përkushtimi.
Dhe më e rëndësishmja për një nga dinamikat më të komentuara të këtij edicioni duke i dhënë sinjalin për të qëndruar larg nga Selin “Jo jo, se kisha dit që me ty do flija, çfarë tersi kam që të kam komshi”
"A thu kishe menu se me mu do vije?
Jo jo s’e kisha dit’ se me mu do flije!
Ç’a fati kom që të kom komshie!"
Në ikja ai ka këshilluar Mirin që të ketë kujdes ndaj banoreve të tjera me këngën Hou Çike: “Mos i pëlqe asnjë gjë, asnjë çikë”, duke lënë të kuptohet se alenacat janë të panevojshme.
View this post on Instagram
