KreuCelebrity

“Luizi është një nga fitoret e mia më të mëdha, ai më…” Stenaldo flet pas daljes nga shtëpia

“Luizi është një nga fitoret e mia më të

Pas eksperiencën 90 ditore në Big Brother, Stenaldo Mëhilli ka folur në një intervistë së fundmi për Top Albania Radio për gjithçka çka ndodhi brenda dhe shijen që i la kjo aventurë në jetën e tij.

Si ka qenë për Stenaldon “Big Brother VIP 5”?

"Shumë i shpejtë për t’u folur me ritmin e radios, ama i vrullshëm jashtëzakonisht shumë sa për të të shkundur së brendshmi. Unë kam patur një Big Brother të vështirë."

Stenaldo u shpreh se do të dëshironte që të takonte disa prej ish-banorëve për të kuptuar nëse të gjithë e kanë ndjerë këtë lloj ndikimi pas daljes nga shtëpia. Kur Elona u shpreh se ai kishte takuar Luizin pas daljes dhe nëse kishte diskutuar për këtë, ish-banori u ndal duke thënë se:

"Me Luizin e kam konsumuar, ai i gjykon ndryshe të dy programet. Luizin e kam dritë, më ndërroi rrugën time të BBV dhe e dua fort. Është një nga fitoret më të mëdha të miat të atij programi."