KreuCelebrity

Jennifer Lopez ironizon Ben Affleck gjatë koncertit në Las Vegas

Jennifer Lopez ironizon Ben Affleck gjatë koncertit në Las Vegas
Jennifer Lopez nuk ka hezituar të bëjë humor me jetën e saj personale, duke prekur edhe ndarjen nga Ben Affleck gjatë një koncerti në rezidencën e saj në Las Vegas.

Në një moment spontan, këngëtarja ftoi në skenë një fans nga publiku. Kur ai tha se quhej “Ben”, reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe plot batutë. “Shikojeni këtë djalë… do t’i marrim gjithçka,” u shpreh ajo me shaka, duke e shoqëruar me një mimikë të sikletshme dhe një “ugh!” që shkaktoi të qeshura në sallë.

Kjo nuk është hera e parë që Lopez përdor humorin për të komentuar jetën e saj sentimentale. Pak kohë më parë, ajo ironizoi edhe martesat e saj të mëparshme, duke thënë me humor se “pas divorcit të tretë fillova të bëhem më e zonja në këtë pjesë”.

Historia mes Lopez dhe Affleck ka qenë një nga më të ndjekurat në showbiz. Ata u lidhën fillimisht në fillim të viteve 2000, u ribashkuan në vitin 2021 dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në 2022. Megjithatë, lidhja e tyre përfundoi me divorc në gusht të vitit 2024.